Nëntor 29, 2020 18:19 Europe/Tirane
  • Reagimi pozitiv i botës ndaj humbjes së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale

Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikës dhe fitorja e Joe Biden, kandidatit demokrat duke fituar mbi 270 vota elektorale përball 214 votave elektorale të Donald Trump, është përballur me reagime pozitive në nivelin ndërkombëtar dhe shumë vende të botës duke përfshirë edhe shtetet evropiane kanë uruar Joe Biden për fitore në këto zgjedhje.

Megjithëse Trump akoma nuk e ka pranuar humbjen e tij dhe po bën presion për veprime ligjore dhe juridike, të tilla si rinumërimin e votave, si dhe nisjen e një procesi gjyqësor në gjykatat amerikane, përfshirë edhe në Gjykatën e Lartë të SHBA, kritikat ndaj politikave të tij tashmë kanë filluar. Në fakt, shumë vende në botë që janë dëmtuar gjatë katër viteve të fundit nga politikat e njëanshme të administratës Trump, tani janë duke pritur që ai të largohet nga qeveria në janar të vitit 2021, dhe fillimin e një epokë të re në marrëdhëniet me SHBA-të që do të jenë të bazuar mbi mirëkuptim dhe në interesat bilaterale.

Konflikti gjatë qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump ka ndodhur jo vetëm me fuqitë rivale të SHBA si Rusia dhe Kina ose me vendet që Uashingtoni i ka shpallur armiq, të tilla si Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela, por kjo përballje është zhvilluar madje edhe me partnerët evropianë të Uashingtonit. Në fakt, qasja e njëanshme dhe politika arrogante e Trump ndaj vendeve të tjera jo vetëm që ka ulur ndjeshëm imazhin dhe reputacionin e Amerikës, por gjithashtu ka çuar edhe në izolimin e saj për çdo ditë e më shumë.

Zyrtarë të lartë evropianë, duke përfshirë zyrtarë të BE-së, si dhe të vendeve të mëdha dhe të rëndësishme të këtij kontinenti, kanë reaguar pozitivisht ndaj rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke mirëpritur fitoren e Joe Biden dhe duke kritikuar politikat dhe veprimet e Donald Trump. Heiku Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, gjatë një deklarate pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, duke kritikuar qeverinë e Donald Trump dhe mënyrën e funksionimit të saj, ka thënë: “Veprimet i presidenti aktual të Amerikës, Donald Trump në nivel ndërkombëtar kanë krijuar probleme të mëdha për ne dhe Trump e di se tani është koha për të ikur”.

Ky zyrtar i lartë gjerman i referohet problemeve të mëdha që u krijuan gjatë administratës së Trump mes dy anëve të Atlantikut për shkak të politikave unilateraliste të Donald Trump brenda kornizës së parullës “Amerika e Para”. Këto probleme të mëdha përfshinë aspekte të ndryshme si ato tregtare, ekonomike, ushtarake, të sigurisë dhe aspekte politike. Duke ndjekur një politikë të njëanshme dhe një politikë plotësisht autoritare, presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të imponojë qasje dhe kërkesa të ndryshme për partnerët evropianë të Uashingtonit.

Ai ka fajësuar dhe qortuar vazhdimisht evropianët për atë që ai e quajti kontributin e tyre të pamjaftueshëm në NATO dhe në të njëjtën kohë, duke u tërhequr nga marrëveshja për ndryshime klimatike e Parisit, nxiti pakënaqësi të mëdha dhe kritika të ashpra nga ana e liderëve të vendeve kryesore evropiane.

Trump gjithmonë ka pasur një qasje qortuese dhe kritike ndaj Evropës dhe ka akuzuar shtetet e rëndësishme të kontinentit evropiane, veçanërisht Gjermaninë, se po abuzojnë dhe keqpërdorin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesat e tyre.

Presidenti arrogant i Amerikës që në fillim mori hapa drejt një mosmarrëveshjeje rreth mënyrës se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin pjesë në Paktin e NATO-s dhe kërkoi një rritje të buxhetit ushtarak dhe shtimin e pjesëmarrjes së vendeve anëtare të Evropës në shpenzimet e NATO-s dhe në këtë kuadër, për të ushtruar presion më të madh mbi Berlinin, ai nënshkroi urdhrin për tërheqjen e një pjese të trupave ushtarake të Amerikës nga Gjermania. Në dimensionin tregtar dhe ekonomik, në kuadër të politikës së proteksionizmit ekonomik, Donald Trump jo vetëm që ka krijuar një luftë të gjerë tregtare me rivalët e SHBA-ve, veçanërisht Kinën, por ai gjithashtu ka hyrë në një konfrontim të gjerë dhe të vazhdueshëm tregtar edhe me partnerët evropianë të Uashingtonit, konflikt ky që po vazhdon akoma.

Ali Khorram, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në lidhje me arsyet e ndjekjes së politikës së proteksionizmit ekonomik nga ana e Trump, tha: "Arsye për të cilën Donald Trump ka ndjekur një politikë të tillë ekonomike është për shkak të mungesës së mençurisë dhe mosnjohjes së kushteve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga ana e tij. Faktori i dytë është ky që Donald Trump mendon se po komandon një vend që është komandanti i përgjithshëm i botës dhe çfarëdo që ai të urdhërojë, vendet e tjera duhet të bëjnë”.

Nga ana tjetër, Donald Trump u tërhoq nga traktatet ndërkombëtare, veçanërisht nga ato traktate që kishin një rëndësi të madhe për evropianët, të tilla si Marrëveshja për Ndryshime Klimatike e Parisit, Marrëveshja Bërthamore me Iranin dhe traktatet e kontrollit të armëve bërthamore siç është traktati i armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe Traktati i Qiejve të Hapur, veprime këto me të cilat ka rrezikuar seriozisht sigurinë botërore.

Në të njëjtën kohë, Donald Trump gjithmonë ka parë me sy të keq pjesën tjetër të botës, përfshirë aleatët evropianë të Uashingtonit dhe ka poshtëruar në mënyrë të përsëritur liderët gjermanë dhe francez si Angela Merkel dhe Emmanuel Macron duke përdorur një fjalor të ashpër. Tërheqja nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare ka çuar gjithashtu në një rënie të ndjeshme të pozitës dhe reputacionit global të Amerikës. Një shembull i këtij veprimi është qasja armiqësore e Trump ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shkurtimi i ndihmës financiare të Uashingtonit ndaj kësaj organizate dhe në fund të fundit ndërprerja tërësisht e bashkëpunimit të Amerikës me këtë organizatë ndërkombëtare, veprim ky i cili është bërë në mes të epidemisë së virusit Korona dhe sëmundjes Covid-19 dhe ka shkaktuar kritika të shumta ndaj autoriteteve amerikane si nga Kombet e Bashkuara ashtu edhe nga rivalët, aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të Uashingtonit.

Veprimet e Trump, të cilat kanë çuar në izolimin për çdo ditë e më shumë të Shteteve të Bashkuara të Amerikë në botë, kanë bërë që Joe Biden të pranojë se Donald Trump ka prishur imazhin dhe kredibilitetin e SHBA-ve në botë. Federika Mogherini, ish-shefja e diplomacisë evropiane, është shprehur optimiste se presidenti i zgjedhur i Amerikës duke ndryshuar rrugën në drejtim të atyre që ajo i quajti vlera fondamentale të këtij vendi, do të kthehet drejt mekanizmave shumëpalëshe përfshirë marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Sigurisht, nuk janë vetëm partnerët evropianë të Uashingtonit që janë të kënaqur me largimin e Donald Trump dhe zëvendësimin e tij me Joe Biden, por edhe politikanë dhe shtete rivale të Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë reagime pozitive ndaj kësaj çështjeje. Kina ka deklaruar se së shpejti do të ofrojë vaksinën kundër virusit Korona në treg, që në realitet ky konsiderohet një veprim në kundërpërgjigje ndaj akuzave të Trump në lidhje me rolin e Pekinit në përhapjen e epidemisë së virusit Korona. Gjatë presidencës së Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikë kanë intensifikuar përballjen e tyre me Kinën në fusha të ndryshme, duke kërkuar të imponojnë kërkesat e veta për Pekinin, jo vetëm në aspektin tregtar dhe ekonomik, por edhe në punët e tij të brendshme, veçanërisht në dy rajonet Hong Kong dhe Xinjiang me pretekst të të drejtave të njeriut.

Në muajt e fundit, për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e virusit Korona dhe për shkak të akuzimit të Kinës për neglizhencë në lidhje me pandeminë Covid-19, si dhe për shkak të ndërhyrjes së vazhdueshme të Uashingtonit në punët e brendshme të Kinës dhe përpjekjeve të SHBA-ve për të imponuar kushtet e saj tregtare ndaj Pekinit; marrëdhëniet midis dy vendeve janë acaruar dhe kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët dhe pavarësisht marrëveshjes dypalëshe tregtare midis qeverisë dë Donald Trump dhe qeverisë së Kinës në janar të vitit 2020, këto marrëdhënie po lëvizin në drejtim të rritjes së tensioneve mes dy palëve. Kështu që sipas ministrit të jashtëm kinez Wang Yi, Amerika dhe Kina janë në prag të një lufte të re të ftohtë.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë kanë qenë shumë të tensionuara gjatë administratës së Donald Trump. Një nga çështjet që është bërë një temë diskutimi kundër Moskës në Amerikë gjatë viteve të fundit, është ndërhyrja e pretenduar e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e lartë të Amerikës vazhdimisht e kanë konsideruar Rusinë si kërcënimin më të madh për sigurisë e Amerikës dhe pikërisht për këtë arsye, ata sanë përqendruar në maksimizimin e presionit mbi Moskën gjatë presidencës së Trump.

Në mesin e këtyre presioneve ka qenë miratimi dhe zbatimi i ligjit Katsa që nga gushti i vitit 2018, i cili përfshin vendosjen e sanksioneve shumë të gjera kundër Moskës. Administrata Trump, ndërkohë, është përqendruar në bllokimin e zbatimit të projektit të tubacionit të gazit Rrjedha 2, i cili eksporton gazin rus në Gjermani dhe prej andej në pjesë të tjera të Evropës. Nga ana tjetër, Pentagoni dhe udhëheqësit e tij janë përpjekur gjithmonë ta bëjnë Rusinë një armik të madh të NATO-s, duke i detyruar evropianët të pozicionohen kundër Moskës.

Një nga aspektet më të rëndësishme të veprimit negative të Trump në arenën ndërkombëtare ka qenë qëndrimi i tij armiqësor kundër marrëveshjes bërthamore. Trump, i cili ka kritikuar vazhdimisht marrëveshjen bërthamore duke e quajtur atë si marrëveshjen më të keqe për Amerikën, më 8 maj të vitit 2018, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore duke shkelu kështu të gjitha zotimet e Uashingtonit dhe njoftoi kthimin e sanksioneve bërthamore ndaj Iranit. Ky veprim i Trump u përball me dënim të gjerë brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht nga ana e Grupit 4 + 1 i përbërë nga dy rivalët kryesorë të Amerikës, përkatësisht Rusia dhe Kina, dhe partnerët evropianë të Uashingtonit, përkatësisht Gjermania, Franca dhe Britania dhe Bashkimi Evropian. Shtetet anëtare të Grupit 4+1 sidomos Rusia dhe Kina besojnë se duke marrë parasysh faktin se marrëveshja bërthamore është konfirmuar me rezolutën 2231 e KS të OKB, Amerika me daljen e paligjshme nga marrëveshja bërthamore, jo vetëm që ka kryer një shkelje flagrante të ligjit, por po i detyron edhe shtetet e tjera që ta shkelin këtë rezolutë të rëndësishme të KS të OKB.

Qëndrimi i Moskës dhe Pekinit si anëtarë të Grupit 5+1 thekson nevojën për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore siç është rënë dakord me palët evropiane marrëveshjes bërthamor, do të thotë Bashkimi Evropian dhe Trojka Evropiane (Gjermani, Francë dhe Britani). Ndërkohë që administrata Trump këmbëngul në vazhdimin dhe intensifikimin e sanksioneve kundër Iranit pavarësisht epidemisë së virusit Korona, për ta detyruar Teheranin të pranojë kërkesat arrogante të qeverisë së Trump në kuadër të 12 kushteve të Pompeo. Përkundër të gjitha këtyre veprimeve, qeveria e Trump është kritikuar ashpër për politikat e saj joefektive ndaj Iranit.

Duke treguar dështimin e strategjisë së "presionit maksimal" mbi Iranin, eksperti politik amerikan Paul Pilar theksoi: "Ka shumë indikacione që kanë bindur ekspertët se përpjekjet e qeverisë Trump për të rritur presionin mbi Iranin për ta dorëzuar Teheranin kanë dështuar. Edhe ata që e mbështesin këtë strategji e pranojnë dështimin e kësaj politike. Tani, me humbjen e Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, do të dështojnë tërësisht edhe politikat që ai ndoqi gjatë mandatit të tij, përfshirë politikën e presionit maksimal kundër Iranit.

Shtetet e tjera që kishin probleme serioze me Uashingtonin gjatë presidencës së Trump tani shpresojnë që një rrugë e re do të hapet në ndërveprimet bilaterale. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, një vend që është përballur me sanksionet dhe presionin më të ashpër nga Uashingtoni gjatë presidencës së Trump, ka njoftuar gatishmërinë e tij për të negociuar me administratën e re të Amerikës. Gjithashtu edhe figurat politike anti-imperialiste gjithashtu e kanë mirëpritur largimin e Trump.

"Ne jemi të kënaqur që ka humbur Trumpi fashist dhe racist",- tha ish presidenti i Bolivisë Evo Morales në reagim të fitores së kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Sigurisht, ne nuk jemi të lumtur që Biden ka fituar, por ne jemi të lumtur për shkak të humbjes së Trump.

Ky qëndrim tregon se nuk duhet gëzuar shumë nga ardhja e Joe Biden, sepse pa marrë parasysh se cili president republikan apo demokrat vjen në pushtet në Amerikë, qëllimet afatgjata të Uashingtonit, veçanërisht hegjemonia mbi botën, janë përballja me shtetet rivale dhe kundërshtare nëpërmjet fuqisë së fortë, gjysmë të fortë dhe sidomos me anë të sanksioneve dhe me anë të luftës së butë, do të thotë luftës propagandistike dhe në këtë drejtim ndryshojnë vetëm taktikat. Në të njëjtën kohë, përfundimi i presidencës katërvjeçare të Trump nuk do të thotë fundi i epokës Trumpiste, as nuk do të thotë tejkalimi i ndarjes së thellë shoqërore dhe kulturore që ka ndarë shoqërinë amerikane në një shoqëri plotësisht në dy pole.

Amerika aktualisht duke marrë parasysh rënien e ekonomisë së saj, rritjen e paparë të borxhit publik, tendencën e dukshme drejt unilateralizmit dhe veprimeve arrogante, tërheqjen nga traktatet ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, mospajtimet për çdo ditë e më të mëdha me Evropën, rritjen e paparë të tensioneve me rivalët e saj ndërkombëtarë, Rusinë dhe Kinën, si dhe disa faktorë të tjerë, gjithnjë e më shumë po humbin rolin e tyre global, dhe në shumë arena ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, kanë mbetur vetëm dhe rënia e tyre po përshpejtohet.

Zyra informative e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në llogarinë e saj në Twitter në gjuhën angleze ka shkruar: "Situata në Amerikë dhe ajo që ata po thonë në lidhje me zgjedhjet e tyre presidenciale, është një spektakël. Ky është një shembull i fytyrës së shëmtuar të liberal- demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Pavarësisht nga rezultati zgjedhjeve, një gjë është e qartë: shembja e sigurt politike, civile dhe morale e regjimit të SHBA".

Tags