Janar 31, 2021 10:35 Europe/Tirane
  • Si njerëzit bëhen viktima të konkurrencës dhe abuzimit nga kompanitë e mëdha farmaceutike? (2)

Në dekadat e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të testimit të një shumëllojshmërie vaksinash dhe ilaçesh të bëra nga kompanitë perëndimore, por pas një farë kohe janë zbuluar dimensionet e fshehura dhe rezultatet e tmerrshme të eksperimenteve sekrete dhe vdekjeprurëse të kompanive farmaceutike në Afrikë ose diku tjetër.

Gjëja më shqetësuese është se shumica e këtyre testeve bëhen në mënyrë të paligjshme dhe në pretendimin gjoja të testeve terapike dhe njerëzit që testohen nuk janë në dijeni të efekteve anësore dhe rreziqeve të mundshme të vaksinës apo ilaçit që injektohet në trupin e tyre.

Një rilexim i një shembulli të këtyre eksperimenteve të paligjshme mund të tregojë thellësinë e tragjedisë në këtë fushë. Kur njerëzit në Afrikë morën virusin vdekjeprurës Ebola, disa kompani farmaceutike në Perëndim zhvilluan teste të gjera informale mbi banorët e fiseve dhe fëmijët dhe njerëzit e pambrojtur për të testuar vaksinën Ebola. Ndërkohë, për shkak të mungesës së qasjes në lajmet dhe informacionet rreth popujve në zonat ku janë kryer eksperimentet, si dhe heshtja e disa qeverive afrikane, viktimat e këtyre eksperimenteve nuk janë përmendur.

Patologët infektivë dhe mikrobiologjikë kanë identifikuar virusin e tmerrshëm Ebola si një organizëm i modifikuar gjenetikisht i zhvilluar si një armë biologjike nga kompania ushtarake-industriale amerikane në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të aparteidit në Afrikën e Jugut. Virusi Ebola filloi të përhapet në Afrikë në vitin 2013 dhe mori shumë jetë njerëzish.

"Shtetet e Bashkuara në të vërtetë krijuan virusin Ebola për ta përdorur atë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe të Izraelit, si dhe të aleatëve të saj në kontinentin Afrikan, përfshirë Afrikën e Jugut," tha Horowitz, një autor perëndimor në librin e tij " Rajoni i Ndjeshëm.

Daily Observer, gazeta më e madhe liberiane në Afrikën Perëndimore, gjithashtu publikoi dokumente shkencore, duke identifikuar Shtetet e Bashkuara si krijuese dhe përhapëse të virusit Ebola dhe shkroi: Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur virusin vdekjeprurës Ebola në axhendën e tyre përmes një serie operacionesh të fshehta në Afrikë të cilat janë koduar në misionin "Memorandum 200". Profesori Searle Broderick, një specialist infektiv dhe mikrobiologjik në Liberi, gjithashtu beson se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Afrikën e Jugut, testuan virusin e parë vdekjeprurës infektiv Ebola në vitin 1975 në një operacion të fshehtë në Zaire, Republika Demokratike e Kongos, për të zvogëluar popullsinë e Afrikës. Ata planifikuan ta përhapnin gjerësisht atë virus. E themeluar në vitin 1849, kompania farmaceutike amerikane Pfizer, kompania më e madhe farmaceutike në botë, është një nga themeluesit e testimit farmaceutik jo-publik në Afrikë. Kompania e ka selinë në New York City, epiqendra e virusit korona në Shtetet e Bashkuara! Në vitet 1990, Pfizer filloi të provonte ilaçin e saj, Trovan, ose ilaç kundër meningjitit, mbi fëmijët nigerianë. Testi u krye në Kano, madje edhe prindërit e fëmijëve nigerianë nuk ishin të vetëdijshëm për llojin e testit edhe pse ai u ishte kryer fëmijëve të tyre.

Si rezultat i këtij eksperimenti, 11 fëmijë nigerianë humbën jetën. 5 fëmijë vdiqën menjëherë pas marrjes së ilaçit dhe 6 fëmijë pas marrjes së antibiotikëve që kishin marrë për t'u përballur me efektet dhe pasojat e marrjes së ilaçit Trovan. Historia nuk mbaroi në këtë pikë!

Shumë fëmijë hasën në verbëri, shurdhim dhe dëmtim të rëndë të trurit si rezultat i marrjes së ilaçit.

Pak më vonë Pfizer u akuzua për kryerjen e eksperimentit në mënyrë të paligjshme, me një numër në rritje të viktimave në Nigeri. Qeveria nigeriane tha në një deklaratë se nuk ishte vrarë asnjë fëmijë gjatë eksperimentit. Për vite me radhë, Pfizer i kishte rezistuar pagimit të dëmshpërblimeve për familjet e fëmijëve viktima, pavarësisht se kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e testimeve të paligjshme dhe që janë shkelje e  të drejtave të njeriut në Nigeri.

Fatkeqësisht, varfëria e qeverive afrikane dhe numri i lartë i njerëzve të infektuar me sëmundje (njerëzit që jetojnë me sëmundjen e Sidës, Ebola, etj.), i kanë bërë ata të kenë nevojë për kompanitë farmaceutike në vendet e tjera të botës. Ndërkohë, kompanitë farmaceutike në Perëndim, në këmbim të subvencioneve dhe favoreve për disa qeveri afrikane prej tyre kanë marrë garanci të pashkruara që ata të mos krijojnë pengesa në procesin me rrezikshmëri serioze të kërkimeve dhe testimve në popujt apo  mbi banorët e prekshëm të këtyre vendeve.

New York Times më 31 korrik 2007, në një artikull të titulluar "Pse Afrikanët Frikësohen nga Barnat Perëndimore" shkroi: " Ngjarjet që ndodhën gjatë provave të ilaçeve (nga kompanitë perëndimore) në Afrikë gjatë shekullit të kaluar kanë ngjallur frikë tek banorët e Afrikës për të marrë ilaçet dhe vaksinat tona.  

Çadi, Nigeria dhe Burkina Faso janë vende që vuajnë nga poliomieliti, por shumë nga banorët e tyre hezitojnë të marrin vaksinën e poliomielitit. Ata besojnë se vaksinat mund të përmbajnë virusin AIDS ose agjentë sterilizues; Dhe tani me pandeminë Korona; Kompanitë farmaceutike në Perëndim, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe të gjera me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë Evropiane, janë fokusuar përsëri në hartën e Afrikës. Ata duket se po presin kulmin e shpërthimit të koronës në Kontinentin e Zi për të ngritur laboratorë amerikanë dhe evropianë të vdekjes në këtë kontinent.  Pranverën e kaluar deklaratat raciste të dy ekspertëve francezë në lidhje me nevojën për të provuar vaksinën korona mbi popullin afrikan, ngritën shqetësime serioze.

Dr. Camille Loach, drejtor i Institutit Kombëtare Francez të Kërkimeve Mjekësore dhe Profesor Jean-Paul Mira, shefi i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin Kushan në Paris, thanë për televizionin Al Jazeera se kërkimet për të parë efektin e vaksinës BCG  duhet të kryhen në vendet afrikane duke trajtuar pacientët me Covid-19. Megjithëse vërejtjet u dënuan nga organizata të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shumë OJQ të të drejtave të njeriut në të gjithë botën, vendosmëria e Francës dhe e vendeve të tjera perëndimore për të testuar gjerësisht vaksinat e paprovuara të Koronës mbi burrat, gratë dhe fëmijët afrikanë ishte shumë e fortë dhe aq serioze saqë nuk mund të imagjinohet.

Në Mars 2019, kur rasti i parë i sëmundjes Covid-19 u vu re në Ruandë, kjo çështje u bë një pretekst për mjekët francezë dhe më gjerë, institutet kërkimore të vaksinave në këtë vend dhe vendet e tjera perëndimore, që të kenë justifikimin e  nevojshëm për të testuar vaksinat e pa aprovuara të tyre në Afrikë. Franca është vendi kryesor fajtor për infektimin e shumë iranianëve me hemofili për shkak të  gjakut të ndotur.

Rasti i gjakut të ndotur, i cili është importuar nga Franca në Iran për rreth 30 vjet, ishte një nga ngjarjet më të diskutueshme shëndetësore në Iran.

Skandali francez mbi gjakun e ndotur filloi në vitin 1991 pas botimit të një artikulli nga Dr. Anne-Marie Casteret në revistën Franceze L'Événement du jeudi.

Në këtë artikull, Dr. Casteret zbuloi shitjen dhe eksportin e produkteve të gjakut të ndotur nga pacientët me Sidë tek pacientët me hemofili dhe më pas botoi librin Skandali i Gjakut në vitin 1992, duke zbuluar dimensionet e këtij skandali.

Instituti Mario në Francë lëshoi ​​faktorët e mpiksjes së gjakut për përdorimin e të sëmurëve me hemofili në 10 vende, përveç vetë Francës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Argjentinën, Arabinë Saudite, Irakun, Iranin dhe Greqinë.

Kjo bëri që një numër i pacientëve me hemofili dhe talasemi që përdorën këto produkte si ilaç të infektohen me virusin dhe të vdesin. Disa pretendime në Francë thonin se nuk paguanin për dhurimet e gjakut, por më vonë doli që disa persona të droguar në Paris dhuruan gjak për marë sanduiçe dhe kafe falas. Fshehtësia dhe mungesa e njohjes së duhur të këtij virusi dhe mënyrat korrekte për të parandaluar transmetimin e tij, mungesa e analizimit të duhur, mungesa e metodave të përparuara për zbulimin dhe diagnostikimin e ndotjes së gjakut me virusin, si dhe konkurrenca midis prodhuesve për të prodhuar sa më shpejt dhe më shumë produkte janë shkaqet e këtij skandali. Franca kurrë nuk i kërkoi falje Iranit për shitjen e barnave të ndotura dhe nuk pranoi të paguante kompensim. I pandehuri kryesor në këtë çështje është ish-ministri i jashtëm francez Laurent Fabius, i cili në kohën e skandalit ishte kryeministër francez.

Sipas statistikave vetëm në Francë, 4,700 hemofilikë u infektuan me HIV përmes transfuzionit të gjakut të ndotur me HIV, nga të cilët 300 vdiqën. Historia e errët e Francës për transmetimin e produkteve mjekësore të ndotura me virus nuk do të harrohet kurrë.  Mosbesimi ndaj ilaçeve dhe vaksinave të prodhuara në këto vende, veçanërisht në një situatë të ndjeshme kur pandemia e virusit Korona ka shkaktuar shqetësime në të gjithë botën dhe kur po bëhen përpjekje për të marrë një vaksinë të sigurt dhe të aprovuar; Sigurisht që është një diskutim i bazuar në dokumente dhe përvoja që është tepër i rëndësishëm jo vetëm për sëmundjen e virusit korona, i cili edhe pas një viti pa një kurë dhe trajtim përfundimtar vazhdon të marrë jetë njerëzish; por gjithashtu i rëndësishme për shëndetin e brezave të ardhshëm.

 

Tags