Gjyqi i Hamid Nouri në Suedi, simbol i padrejtësisë në Perëndim
Hamid Nouri ditën e shtunë më 9 nëntor të vitit 2019, pasi ishte nisur me avionë nga aeroporti ndërkombëtar të Teheran, kishte arritur në aeroportin e Stokholmit në Suedi, përkundër ligjeve ndërkombëtare, me një urdhër arresti të prokurorisë suedeze, është arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia e këtij vendi dhe për tetë muaj është mbajtur nën arrest pa kurrfarë mundësie për të kontaktuar familjen ose për të pasur qasje në konsullore, në rrethana të ngjashme me rrëmbim.
Hamid Nouri pas rreth 8 muajve, ka pasur vetëm një kontakt telefonik shumë të shkurt me familjen e tij dhe e ka informuar familjen e vet se është gjallë dhe deri 25 muaj më pas, nuk është lejuar të takohet me familjen e vet.
Zyra për informim e Sistemit Gjyqësor të Iranit më 9 nëntor të vitit 2022, lëshoi një njoftim në të njëjtën kohë me trevjetorin e ndalimit dhe arrestimit të paligjshëm të Hamid Nouri, në të cilin janë treguar kushtet çnjerëzore të paraburgimit dhe torturat mendore dhe fizike ndaj Hamid Norit. Tani kanë kaluar njëmijë e njëqind ditë nga arrestimi i paligjshëm i Hamid Nouri nga Suedia dhe mbajtja e vazhdueshëm i këtij shtetasi iranian në qelinë e izolimit në kushte krejtësisht çnjerëzore. Me gjithë ndjekjet dhe premtimet e bëra, kufizimet e paligjshme të vendosura ndaj Hamid Nourit kanë vazhduar dhe përveç mbajtjes së tij në izolim, ai ende nuk ka qasje te mjeku okulist, nuk ka qasje komunikimi me familjen, përveçse në mënyrë shumë të kufizuar dhe madje këtij shtetasi iranian i është mohuar edhe e drejta e leximit. Gjatë 3 viteve të fundit dhe gjithsej për rreth 26,000 orëve të kaluara në paraburgim dhe në qelinë e izolimit, Hamid Nouri kishte vetëm 30 orë biseda telefonike dhe 10 orë takime kokë më kokë me familjen e tij dhe kjo sasi e vogël komunikimi të tij me familjen ishte gjithashtu nën kontroll dhe kufizime të masave të rrepta të sigurisë. Për shembull, në 2 muajt para nëntorit të vitit 2022, Hamid Nouri foli me familjen e tij në telefon vetëm një herë dhe për 5 minuta, bisedë kjo e cila ishte zhvilluar në prani dhe mbikëqyrje të agjentëve të sigurimit të Suedisë. Në këtë bisedë, kur djali i Hamid Nourit kërkon t'i shpjegojë të atit për ngjarjet e fundit në Iran, oficeri i sigurimit të monitorimit e paralajmëron atë se do ta ndërpresë bisedën!
Më 14 korrik të vitit 2022, sistemi gjyqësor i Suedisë pasi zhvilloi 92 seanca gjyqësore, shpalli dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Hamid Nouri pas një procesi jo-gjyqësor dhe joligjor për kë shtetas iranian. Akuza ndaj Hamid Nouri në këtë proces gjyqësor ishte kjo se pretendohej se ai ka qenë një prej autoriteteve të burgut në të cilin mbaheshin terroristët e MEK në Irani në vitin 1988. Në njoftimin e zyrës për informim të Sistemit Gjyqësor të Iranit, duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura një natë para se të lexohej aktakuza kundër Hamid Nourit, thuhet se Hamid Nouri po përpiqej të lexonte dhe shqyrtonte aktakuzën një natë më parë dhe të përgatitej për seancën e të nesërmes, por policët suedezë e sulmuan qelinë ku mbahej ai i izoluar dhe e rrahën rëndë. Nga rrahja e rëndë, atij i është dëmtuar veshi dhe ky lëndim është ende me të pasi nuk është lejuar të marrë trajtim mjekësor. Në këtë njoftim përmendet edhe mungesa e aksesit të Nourit tek mjeku okulist në 36 muajt e fundit që nga ndalimi i paligjshëm i tij. Hamid Nouri po përballet me një dobësim të rrezikshëm të syve dhe me të verbërim të mundshëm dhe pavarësisht kërkesave dhe ndjekjeve të vazhdueshme nga Sistemi Gjyqësor i Iranit, ai është ende në burg. Autoritetet gjyqësore dhe autoritetet e burgut të Suedisë nuk i kanë dhënë leja këtij shtetasi iranian të hyjë dhe të bëjë një vizitë tek oftalmologu.
Procesi i gjyqit të padrejtë vazhdoi pasi Hamid Nouri u dënua me burgim të përjetshëm dhe u përball me probleme dhe kufizime të çuditshme në zgjedhjen e lirë të avokatit për fazën e apelit. Hamid Nourit gjithashtu iu hoq e drejta për të zgjedhur lirisht avokatin në fazën fillestare të gjykimit dhe avokatët e konsideruar për të ishin të qeverisë suedeze. 92 seancat e procesit të gjykimit të Hamid Nourit ishin thjesht seanca formale dhe një show i vërtetë që mbështeteshin vetëm në dëshmitë kontradiktore të disa anëtarëve të mëparshëm dhe aktualë të grupit terrorist MEK. Lidhur me këtë, as edhe një dëshmitar nuk është lejuar të dëshmojë në favor të Hamid Nouri në gjykatë. Gjithashtu, në totalin prej rreth 500 orëve të procesit të gjykimit ndaj Hamid Nuri, ai kishte më pak se 20 orë mundësi për t'u mbrojtur dhe gjatë kësaj çështje, Hamid Nouri praktikisht iu hoq e drejta për t'u mbrojtur lirisht nga pretendimet dhe dëshmitë kontradiktore. Megjithatë, familja e Hamid Nouri dhe këshilltarët e tyre ligjorë po përpiqen të bëjnë të gjitha përgatitjet dhe veprimet e nevojshme për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të lëshuar nga gjykimi fillestar.
Lidhur me arrestimin dhe gjykimin e padrejtë të Hamid Nourit, Kazem Gharibabadi, sekretari për çështje ndërkombëtare të Sistemit Gjyqësor dhe sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut të Republikës Islamike të Iranit, thotë: "Qeveria suedeze është prezantuar si pretenduese e të drejtave njeriut, por ne vërejmë se ndonjëherë ajo ka marrë qëndrime dhe veprime në fushën e të drejtave të njeriut kundër Republikës Islamike të Iranit. Pra, ajo është një nga shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut në këtë rast. Që nga fillimi i arrestimit të Hamid Nouri e deri në gjykimin dhe nxjerrjen e një vendimi kundër tij, qeveria suedeze dhe sistemi gjyqësor i Suedisë kanë shkelur vazhdimisht të drejtat e zotit Hamid Nouri në fusha të ndryshme". Sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut të Iranit tha: "Hamid Nouri nuk gëzoi një proces gjykimi të drejtë dhe atij iu ndalua të kontaktonte dhe të vizitonte familjen e tij për shumë muaj. Gjithashtu, ai ishte shumë i kufizuar në marrjen e avokatit dhe në sigurimin e mbrojtjes dhe kushtet e burgut ishin shumë të vështira ndaj tij". Gharib Abadi vuri në dukje se ngritja e aktakuzës për rastin e Hamid Nouri zgjati më shumë se një vit dhe tha: "Sistemi gjyqësor suedez nuk kishte asnjë dëshmi dhe asnjë fakt kundër zotit Hamid Nouri. Pas vendimit dhe kërkesës së apelit të zotit Hamid Nouri, sistemi gjyqësor suedez refuzoi disa nga avokatët që ai prezantoi dhe i kërkoi zotit Hamid Nouri të prezantonte avokatë të tjerë". Gharib Abadi tha: "Nëse ne do të bënim diçka të tillë gjatë fazës së rishikimit në sistemin gjyqësor të Iranit, ata do të fillonin një polemikë dhe një zhurmë të gjerë mediatike kundër Republikës Islamike të Iranit". Duke deklaruar se Suedia pretendon mbrojtjen e të drejtat e njeriut, por ka refuzuar avokatët e zotit Hamid Nouri me pretekste të rreme, Gharibabadi theksoi: "Është për të ardhur keq që edhe programi kohor i përcaktuar nga sistemi gjyqësor suedez për t'u marrë me këtë rast, është gjithashtu e padrejtë".
Më 11 janar 2023, Gjykata Suedeze e Apelit filloi shqyrtimin e çështjeve për të cilat kishte kundërshtuar dhe protestuar Hamid Nourit në lidhje me këtë proces të gjykimit dhe deri më tani janë mbajtur 7 seanca gjyqësore të Gjykatës së Apelit. Avokatët e Hamid Nouri arritën të paraqesin pjesën e parë të mbrojtjes në seancën e gjashtë gjyqësore të Gjykatës së Apelit. Këta avokatë suedezë besojnë se prokurori nuk e ka kaluar mirë fazën e hetimit të kësaj çështjeje dhe provat e tij nuk mund të vërtetohen. Ata deklaruan se prokurori i çështjes nuk kishte mundësi të hetonte ngjarjet e 33 viteve më parë në Iran dhe gjykata pranoi argumentet e prokurorit vetëm për shkak të përsëritjes. Gjithashtu avokatët theksuan se në arenën ndërkombëtare janë formuar gjykata në të cilat prokurori ka mundur të dokumentojë hetimin e tij duke kryer hetime në vendin e krimit dhe duke e vëzhguar dhe analizuar atë dhe duke e paraqitur ato dëshmi si provë në gjykatë. Ndër këto gjykata është Gjykata Ndërkombëtare Penale e Ruandës. Avokatët vazhduan se për shkak të kësaj mangësie të rëndësishme në hetim, nuk është e qartë se për çfarë provash dhe në bazë të çfarë dëshmive është akuzuar Hamid Nouri dhe megjithëse kjo aktakuzë gjyqësore ka disa qindra faqe përmbajtje, nuk ka asnjë provë serioze dhe asnjë dëshmi të qartë që të vërtetojë akuzat ndaj Hamid Nuri në të. Ata gjithashtu besojnë se disa dëshmi të rëndësishme historike janë injoruar në këtë dosje. Avokatët e Hamid Nouri vazhduan të shpjegojnë historinë e natyrës terroriste të grupit MEK para dhe pas Revolucionit Islamik në Iran dhe theksuan se provat dhe dëshmitë e përdorura nga prokurori suedez janë marrë nga librat, artikujt dhe hulumtimet e anëtarëve të grupit terrorist MEK dhe Gjykata e Apelit nuk duhet të pranojë vetëm një mendim.
Në vazhdim të mbrojtjes së tyre, avokatët e Hamid Nourit diskutuan edhe për disa ligje ndërkombëtare dhe deklaruan se sipas zakonit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në një konflikt të armatosur jondërkombëtar të vitit 1988, si mund të fajësohet një person dhe të mbahet përgjegjës për të? Dhe kjo është në kohën kur në atë kohë nuk kishte kurrfarë rregullore të parashkruara. Në vazhdim, avokatët mbrojtës të Hamid Nouri shtruan disa pyetje themelore të tilla si: në cilin sistem të drejtë gjyqësor lejohet të krijohet atmosferë negative kundër të akuzuarit që po gjykohet, në të njëjtën kohë me paraburgimin e gjatë të përkohshëm dhe gjykimin e padrejtë të një qytetari të thjeshtë, të gjitha mediat shtetërore dhe pseudo shtetëror të Suedisë, Evropës dhe të vende të tjera, ndërsa ai të mos ketë kurrfarë mundësie të mbrohet në media? Cili është motivi i qeverisë dhe i sistemit gjyqësor të Suedisë në këtë rast për të bërë shpenzime kaq të mëdha financiare dhe madje për të zhvendosur seancat gjyqësore për dy javë nga Suedia në Shqipëri për të marrë dëshmitë e anëtarëve të tjerë të grupit terrorist MEK? Gjithashtu, kjo pyetje themelore ngrihet ndaj sistemi gjyqësor të Suedisë se mbi çfarë baze juridiksioni dhe mbi çfarë kompetenca e ka organizuar këtë proces gjyqësor? A mund të gjykohet një shtetas i një shteti tjetër me akuzën e shkeljes së procedimit të gjykimit të drejtë, ndërkohë që në të njëjtin proces të gjykimit janë kryer shumë raste të shkeljes së procedimit të gjykimit të drejtë ndaj po të njëjtit person?! Mbi çfarë baze keni refuzuar madje edhe përkthimin në gjuhën persishte të aktgjykimit të padrejtë dhe kështu nuk e keni lejuar të akuzuarin që për një kohë të gjatë të jetë në dijeni të përmbajtjes së vendimit të lëshuar kundër tij? Pse dhe me çfarë motivi keni vendosur tokën e vendit tuaj në dispozicion të një prej grupeve terroriste më kriminale në botë dhe i ofroni mbështetje sigurie, politike, propagandistike, ligjore dhe gjyqësore atij grupi terrorist? Kur do të merreni me gjykimin e historisë së turpshme të grupit terrorist MEK dhe kur do t'i gjykoni krimet që këta terroristë kanë kryer kundër popullit të vendit të tyre dhe të disa vendeve në rajonin e Azisë Perëndimore gjatë një procesi e një gjykimi të drejtë dhe vërtet njerëzor dhe të mos e mbështetni këtë grup terrorist i cili deri para ca kohësh ishte në listën e grupeve terroriste të Bashkimin Evropian? Pse dhe me çfarë motivi, në këto kushte të vështira ekonomike të Evropës dhe Suedisë, ju i shpenzoni fondet publike të këtij vendi, që i përkasin qytetarëve suedezë, për të mbështetur një grup terrorist që vrau me mijëra iranianë të pafajshëm?
Gjëja interesante është se grupi terrorist MEK, i cili ka një histori të vrasjeve dhe derdhjes së gjakut të mijëra iranianëve në dosjen e vet të zezë, me mbështetjen e qeverisë suedeze, e cila pretendon se mbron të drejtat e njeriut, madje krenohet për të kaluarën e tij të turpshme edhe gjatë procesit të gjykimit të Hamid Nouri terroristët e këtij grupi janë krenuar për krimet e kryera, ndërsa gjyqtarët e gjykatës suedeze nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi të kaluarës kriminale dhe terroriste të grupit MEK. Lidhur me këtë, në margjinat e seancave gjyqësore të gjykimi të Hamid Nouri në Suedi, një nga krerët e grupit terrorist MEK u mburr dhe u krenua me vrasjen dhe masakrimin e 17 mijë iranianëve dhe deklaroi se ata kishin vrarë edhe më shumë se ky numër. Në margjinat e seancës së shtatë të gjyqit të Hamid Nori në Suedi, teksa vajza e Hamid Nouri po zhvillonte një video intervistë, në skenë doli Reza Fallahi, një nga drejtuesit e grupit terrorist MEK, i cili tentoi të prishte këtë bisedë. Në përgjigje të pyetjes e cila iu bërë atij se çfarë mendoni për vrasjen e 17,000 iranianëve, ai u përgjigj: “Madje kemi vrarë edhe më shumë se kaq!” Kjo çështje është një tjetër shenjë e qasjes së dyfishtë të shteteve perëndimore, përfshirë Suedinë, ndaj çështjes së të drejtave të njeriut dhe terrorizmit.