Nacionalizmi i qeverisë japoneze të Shinzo Abe, me veprimtarinë ushtarake
(last modified Sun, 20 Aug 2017 08:10:30 GMT )
Gusht 20, 2017 10:10 Europe/Tirane

Në këtë emision, dy-pjesësh do të trajtojmë përpjekjet e qeverisë japoneze për reformimin e kushtetutës duke u bazuar në veprimtarinë ushtarake. Në pjesën e parë do të analizojmë programin nacionalist të qeverisë Abe të bazuar në veprimtarinë ushtarake.

Në vlerësimin e procesit të nacionalizmit në Japoni, ekzistojnë dy kohë dhe periudha të ndryshme. Së pari është periudha  në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ku nacionalizmi në Japoni u shfaq me revolucionin e quajtur Maya , ku shfaqja e një shteti kombëtar evropian, në Japoni, realizoi të ashtuquajturat reforma "Maya" dhe aprovoi kushtetutën  Maya, të vitit 1889, që konsiderohet thelbi i kushtetutës aktuale të Japonisë.

Shumë besojnë se një nga pasojat më të rëndësishme të revolucionit Maya ishte zhvillimi ushtarak dhe i armëve të Japonisë, i cili më vonë u shfaq me prirjet e zgjerimit të vendit. Lufta me Kinën në 1895 dhe me Rusinë në vitin 1904 konsiderohen të jenë luftërat më domethënëse në Japoni. Autoritetet kineze vazhdojnë të besojnë se forcat ushtarake japoneze ishin iniciatorë të luftës së dytë më të madhe në vend, luftë që filloi më 7 korrik 1937 dhe zgjati deri në vitin 1945. Humbja e rëndë e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, e cila u shoqërua nga bombardimet atomike të dy qyteteve më të mëdha të Japonisë, Hiroshima dhe Nagasaki, çuan në fund të epokës së parë të nacionalizmit në Japoni. Komandanti ushtarak Arthur, i cili pas disfatës së Japonisë mbajti pushtetin për një farë kohe në këtë vend, më 3 nëntor të vitit 1946, i imponoi popullit japonez një kushtetutë të preferuar nga Shtetet e Bashkuara. Në nenin 9 të kësaj kushtetute, Japonisë i ndalohej të kishte ushtri dhe ajo kishte të drejtë të kishte një forcë vetëmbrojtëse. Megjithatë, ky ligj kishte karakteristika të rëndësishme për më shumë se gjysmën e popullit japonez.

Sejed Ajet Husein, ekspert dhe profesor i gjuhës japoneze në universitetin e Teheranit thotë:

"Politika e Japonisë bazohet në kushtetutën e këtij vendi, e cila hyri në fuqi më 3 maj 1947. Në parathënien e Kushtetutës japoneze, tre parimet e mëposhtme quhen " Parimet themelore", dhe janë: Të drejtat e njeriut, sovraniteti i kombit dhe prirja paqësore".

Që nga viti 1995, kur Partia Liberale Demokratike ka ardhur në pushtet dhe ende mban pushtetin në Japoni, ajo është munduar të ndryshojë kushtetutën e imponuar të Shteteve të Bashkuara që konsiderohet të jetë degraduese, por situata e brendshme, rajonale dhe bipolare e dominimit të Amerikës në Japoni ka penguar këto përpjekje. Neni 9 i Kushtetutës japoneze ishte disi pengues për nacionalizmin e vendit dhe parandalimin e kthimit të nacionalistëve në vend. Me kalimin e kohës dhe me rritjen e moshës mesatare të popullsisë japoneze, që tani konsiderohet një shoqëri e vjetër, kushtetuta e imponuar nga Shtetet e Bashkuara u pa si një kushtetutë paqësore dhe shumica e njerëzve në Japoni janë të shqetësuar për pasojat e nacionalizmit ushtarak të vendit. Por me ardhjen në pushtet të Shinzo Abes, si udhëheqës i partisë liberale demokratike në vitin 2006 dhe zgjedhjen e tij si kryeministër i Japonisë në 2012,  nisi një frymë të re në parti dhe më pas ai ndoqi politikat nacionaliste. Në të vërtetë, janë të shumtë ata që mendojnë se  rikthimi i nacionalizmit në historinë e Japonisë ka nisur me ardhjen e kryeministrit Abe dhe pika përfundimtare e saj do të jetë viti 2020, që është koha për të reformuar kushtetutën e Japonisë.

Shinzo Abe, i lindur më 21 shtator 1954, erdhi në pushtet në vitin 2012 si kryeministër nacionalist i Japonisë. Ai ishte kryeministri më i ri japonez pas Luftës së Dytë Botërore në këtë vend i cili zëvendësoi kryeministrin e mëparshëm Junichiro Koizumin. Feja e kryeministrit Abe është "Shinto", e cila ka një interes të madh për kthimin e Japonisë në pozitën e kaluar. Faktorët vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë kanë ndikuar në këtë prirje të Abe. Nga këndvështrimi i brendshëm, Shinzo Abe arriti të bashkohej me të rinjtë e partisë "Komitetet e reja", që theksojnë në sovranitetin e Japonisë të fillim shekullit të njëzetë dhe me sloganet e tyre nxitën ndjenjat e rreth pesëdhjetë përqind të popullsisë japoneze. Rritja ekonomike dhe industriale e vendit, e cila nuk krijoi autoritet politik për Japoninë, i dha shtysë krijimit të shpirtit nacionalist në vend, dhe mendimit se fuqia ushtarake sjell fuqi politike dhe pavarësisht se Japonia ka një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe është fuqi financiare, por ajo nuk është aktive dhe me ndikim në asnjë samit ndërkombëtar. Prandaj, brezi i ri i partisë qeverisëse Liberal Demokratike në Japoni, duke luftuar për të reformuar Kushtetutën, synon të ringjallë autoritetin e politik dhe ushtarak të vendit. Përveç kësaj, disa analistë politikë në Japoni janë të mendimit se rritja dhe zhvillimi ekonomik dhe industrial i vendit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, është për shkak të morali të epërsisë së popullit të këtij vendi.

"Rritja e jashtëzakonshme ekonomike dhe industriale dhe arritja e pozitës më të lartë në ekonominë botërore, vetëm disa dekada pas bombardimeve bërthamore në Japoni, është një reflektim i tendencave nacionaliste dhe superiore të japonezëve ndaj rivalëve globalë".

Nga këndvështrimi rajonal, faktori më i rëndësishëm i justifikimit të kryeministrit japonez Shinzo Abo  për përpjekjet e tij për të ndryshuar kushtetutën e vendit dhe në veçanti paragrafin 9 të saj, janë mosmarrëveshjet e Japonisë me Kinën në Detin e Kinës Lindore, raketat bërthamore të Koresë së Veriut dhe mosmarrëveshjet e Japonisë me Rusinë mbi ishujt Kuril. Veprimet e kryeministrit japonez Shinzo Abe në mosmarrëveshjet e Kinës me zonat e Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë Vietnamin dhe Filipinet, treguan se ai po kërkon të krijojë në Japoni një klimë frike mbi Kinën, me qëllim që të reformojë kushtetutën duke bindur popullin për qasjen ushtarake të qeverisë së Japonisë. Janë të shumtë ata që flasin në lidhje me ngritjen e nacionalizmit në Kinë dhe Japoni dhe theksojnë se këto dy vende të konkurrojnë në një farë mënyre mes tyre.

Instituti japonez për studime dhe analiza të mbrojtjes thotë:

"Rritja e nacionalizmit në Japoni dhe Kinë dhe zgjerimi i ndjenjës patriotike, janë mjetet e Tokios dhe Pekinit për superioritet, veçanërisht në rrjedhën e mosmarrëveshjeve territoriale midis dy palëve".

Në nivel ndërkombëtar, faktori më i rëndësishëm i afrimit të kryeministrit japonez me pikëpamjet nacionaliste dhe ushtarake, është se  Shteteve të Bashkuara janë të gatshme për të larguar Japoninë nga varësia e tyre dhe kthimin e këtij vendi në xhandarmërinë e rajonit kundër Kinës. Uashingtoni, i cili për njëfarë kohe interesat e tij i analizonte në kontrollimin dhe varësinë e Japonisë dhe parandalimin e planit të qeverisë japoneze për reformimin e kushtetutës së vendit, tani është duke ndjekur një politikë të reduktimit të shpenzimeve ushtarake në rajone të ndryshme të botës, si në Azinë Lindore dhe dorëzimin e çështjeve të sigurisë në vendet e rajonit, duke përfshirë këtu edhe Japoninë dhe në kohën kur Amerika mundohet për të frenuar Kinën, Shinzo Abe ka gjetur më shumë hapësirë për të ndryshuar kushtetutën dhe sidomos paragrafin 9-të të tij dhe nga ana tjetër heshtja kuptimplotë e Amerikës e inkurajon atë që të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim. Parlamenti japonez, i cili tani është në duart e Partisë Liberale Demokratike, ka miratuar një projekt-ligj i cili e lejon qeverinë që pa marrë leje nga parlamenti të marrë pjesë në ushtarake jashtë vendit. Megjithatë, për të pasur një prani të fortë ushtarake dhe për të marrë pjesë në misionet ushtarake transatlantike duke bashkëpunuar me planet ushtarake të SH.B.A.-së, është i nevojshëm ndryshimi paragrafit 9 të Kushtetutës japoneze, gjë e cila është qëllimi më i rëndësishëm i qeverisë së Shinzo Abe që nga viti 2012. Mirëpo ku objektiv ka ulur ndjeshëm besimin e publikut ndaj kryeministrit Shinzo Abe.

Nënkryetari i grupit punues për Reformën e Kushtetutës në Partinë Demokratike Liberale, thotë:

Ndonëse po luftojmë për të arritur qëllimin tonë për reformimin e kushtetutës, besimi dhe pritshmëritë e popullit ndaj Shinzo Abes, i cilit ende vazhdon të përpiqet në këtë drejtim, kanë rënë ndjeshëm.

Sidoqoftë, disa pjesëtarë të opozitës në Japoni, thonë se partia qeverisëse Liberal Demokrate, thekson mbi nacionalizmin dhe në ndezjen e ndjenjave të popullit, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e brendshme dhe kthimin e tyre drejt sfidave të politikës së jashtme.

 

Tags