Grupi terrorist MEK, mjet shfrytëzimi i Amerikës
(last modified 2018-07-13T08:01:55+00:00 )
Korrik 13, 2018 10:01 Europe/Tirane

Grupi terrorist MEK keqpërdoron lirinë e veprimit në perëndim dhe sidomos në Evropë. Në këto kushte një prej veprimeve të përvitshme të grupit terrorist MEK është organizimi i takimi vjetor në Francë ku veten ai e tregon si opozita kryesore kundër Republikës Islamike të Iranit.

Ky takim çdo vit organizohet me mbështetjen e perëndimit dhe në veçanti të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Një çështje e rëndësishme është pjesëmarrja e përsëritur e autoriteteve perëndimore përkrah autoriteteve të disa vendeve të rajonit si Arabia Saudite në takimet e MEK që kanë për qëllim të tregon se takimi i këtij grupi terrorist është i rëndësishëm. Si shembull mund të përmendim pjesëmarrjen e Turki Fejsal ish kreu i shërbimit sekret të Arabisë Saudite në takimin e vitit të kaluar të grupit terrorist MEK. Rudy Giuliani, avokat i presidentit amerikan dhe ish krye-bashkiak i Nju Jorkut, ishte një prej atyre që mbajti fjalimin në takimin e MEK në Paris. Ashtu si herët e tjera, ai duke ndjekur politikat anti-iraniane të Uashingtonit ka premtuar rrëzimin e shtetit në Iran dhe ka pretenduar se Donald Trump do ta arrijë këtë sukses.

Kanali televiziv NBC i Amerikës, për herë të parë pasi ka transmetuar ambientin jashtë bazës së MEK në Shqipëri, ka folur mbi lidhjet e anëtarëve të qeverisë Trump, si John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Rudy Giuliani ish krye-bashkiak i Nju Jorkut dhe avokati aktual i presidentit Trump me grupin terrorist MEK si dhe ka përmendur shumën e parave që ata kanë marrë për të marrë pjesë dhe për të mbajtur fjalime në takimet e MEK. Kanali NBC lidhur me lidhjen e Giulianit me grupin terrorist MEK, përmend pohimet e tij dhe thotë se lidhja ka nisur prej vitit 2008. Giuliani pretendon se futja e grupit MEK në listën e grupeve terroriste të Amerikës ishte një gabim dhe pretendon se nuk i kujtohet se sa para ka marrë prej MEK.

Stefan Harper ish kryeministër i Kanadasë, Bill Richardson ish guvernator i New Mexico dhe ish sekretar i energjisë, Luis Fray ish drejtor i FBI, Robert Turicheli ish senator demokrat, Selman al-Ansari ish kryetar i komitetit për marrëdhëniet me publikun në Amerikë, Newt Gingrich ish kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, Rama Jad ish ambasador i Francës në UNESCO dhe ish ministër këshilltar i sportit, Xhorxh Keis ish komandant i forcave tokësore të ushtrisë amerikane, John Bord ish kryeministër i Kanadasë, Bernard Kushner ish ministër i jashtëm i Francës, Raad Jasin ish ministër i Jemenit, Fatmir Mediu kreu i partisë Republikane të Shqipërisë, si dhe shumë përfaqësues nga Gjermania, Shqipëria dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, kanë marrë pjesë në takimin e MEK duke treguar mbështetjen e perëndimorëve dhe partnerëve të tyre për krerët dhe anëtarët e organizatës MEK e cila është e njohur që është një organizatë terroriste dhe që ka kryer krime të shumta nga viti 1980 deri në vitin 1990 në Iran dhe në Irak.

Gazeta Guardian duke përmendur pjesëmarrjen e 33 ish funksionarëve amerikanë në takimin e MEK shkruan: Nuk është e qartë se ata persona që mbajtën fjalim në takimin e MEK, kanë marrë para për këtë apo jo. Mirëpo MEK është i njohur për faktin se paguan shuma të mëdha parash. Grupi terrorist MEK, vuan shumë nga mungesa e anëtarëve dhe në takimet vjetore të tij për të mbushur sallën është i detyruar të marrë njerëz me qera. Gazeta Guardian në raportin e saj mbi takimin e sivjetshëm të qershorit 2018 të MEK në Paris shkruan: gjysma e 4 mijë pjesëmarrësve në takimin e MEK janë shtetas të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Gjermanisë dhe Sirisë dhe ata janë transferuar me autobusë në Paris. Shumica e këtyre personave janë thirrur nëpërmjet një reklame dhe deklarate në Facebook dhe atyre u është premtuar udhëtim, akomodim dhe ushqim falas gjatë qëndrimit në Paris. Kjo gazetë angleze thotë se në takimin e MEK kanë marrë pjesë me qindra emigrantë sirianë në Gjermani të cilëve u është premtuar udhëtimi flas në Paris dhe gjatë fjalimeve shumë prej tyre kanë dremitur. Një vajze e re siriane, gazetës Guardian i ka thënë: Ne këtë fushatë e kemi parë në Facebook dhe pranuam që në ditë pushimi të marrim pjesë në të. Unë deri tani nuk kam ardhur në Paris dhe nuk di asgjë për këtë grup (MEK).  Grupi terrorist MEK i cili deri dje ka qenë në listën e grupeve terroriste të BE dhe të Amerikës, pasi ka paguar shuma të mëdha për politikanët perëndimore dhe pas një lobimi të madh arriti të dalë nga kjo listë dhe çdo viti nëpërmjet tureve dhe udhëtimeve falas me destinacion Parisin, keqpërdoron emigrantët dhe organizon takime në kryeqytetin e Francës. Në këto takime ftohen edhe ish politikanë të vendeve perëndimore të cilët në këmbim të parave mbajnë fjalime për të mbështetur grupin MEK.

Një çështje e rëndësishme mbi këto takime, është shfrytëzimi i MEK nga Amerika për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të saj, edhe pse sipas lajmeve më të fundit anëtarët dhe këshilltarët e qeverisë së Trump janë ndarë në dy pjesë lidhur me strategjinë e Amerikës kundrejt Iranit. Disa prej këshilltarëve theksojnë shtimin e presioneve dhe vendosjen e sanksioneve për të ndryshuar sistemin në Iran ndërkohë që disa të tjerë kërkojnë arritjen e një akordi gjithëpërfshirës me Iranin për të ushtruar presione mbi Iranin. Ky akord do të përfshijë jo vetëm çështjen bërthamore të Iranit por edhe politikat rajonale të Teheranit. John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare të Donald Trump, që është një prej funksionarëve më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, mbështet opsionin e ndryshimit të shtetit në Iran. Bolton ka marrë pjesë në takimet e fundit të MEK në Paris dhe ka mbështetur planet dhe qëllimet e MEK për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit.

Sipas një artikulli të gazetës Christine Sience Monitor, Bolton përkrah Patric Kenedi ish përfaqësues i demokratëve në Kongresi, Rudy Giuliani ish krye-bashkiak i Nju Jorkut, Majkëll Stil ish kreu i komitetit kombëtar të partisë republikanë, ishin ndër ata që kanë mbajtur fjalime në interes të MEK dhe që kanë marrë para në shumë të mëdha nga organizatat që mbështesin këtë grup. Bolton është ndër ata ish funksionarë amerikanë që ka bërë përpjekje të shumta për nxjerrjen e organizatës MEK nga lista e grupeve terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo përpjekje e ish funksionarëve amerikanë ka dhënë rezultat në vitin 2012 ku grupi terrorist MEK me gjithë historikun e tij të zi të akteve terroriste, u hoq nga lista e grupeve terroriste të Amerikës. Bolton është i mendimit se MEK është një forcë e rëndësishme për realizimin e objektivit të tij d.m.th. rrëzimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

John Stocker redaktori i gazetës Defence Post i cili prej vitesh është përqendruar në aktivitetet e grupit terrorist MEK thotë se sipas hulumtimeve të tij John Bolton ka marrë 180 mijë dollarë nga MEK dhe në shpërblim ka propaganduar për interes të këtij grupi. Një nga shkaqet e paqartësisë dhe turbullirës në politikat e qeverisë Trump mbi iranian, është influenca e këshilltarëve të ashtuquajtur të jashtëm me të cilët Trump këshillohet për politikat e jashtme. Këta janë ata këshilltarë që nuk kanë ndonjë pozitë zrytare në kabinetin e Donald Trump. Ndër këta këshilltarë është Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit Trump. Giuliani është pjesëmarrës i përhershëm në takimet e MEK dhe në takimin e fundit të 30 qershorit në Paris edhe një herë ka folur për nevojën e  ndryshimit të shtetit në Iran. Si rezultat duhet thënë se qeveria Trump e cila për shkak të autoriteteve radikalë si John Bolton po ndjek një rrugë të ashpër në politikën e jashtme, grupin terrorist MEK po e përdor për realizuar strategjitë e saj kundër Iranit. Në këtë mes Rudy Giuliani, aktualisht avokat i presidentit Trump, luan rolin përkrahës për Bolton dhe forcat e tjera për të ndikuar tek Donald Trump. Giuliani në fjalimin e tij të fundit në takimin e MEK ka thënë se vendosja e sanksioneve ndaj Iranit ka për qëllim ndryshimin e regjimit. Ai në këtë takim pretendoi se rrëzimi i regjimit në Iran, nuk është shumë larg dhe do të ndodh shumë shpejt dhe Amerika deri në atë kohë kur kjo të ndodhë do të vazhdojë shtimin e sanksioneve. Deklarata e Giulianit më shumë është shprehje e ëndrrave të tij sesa e realitetit ekzistues. Amerika prej vitesh me metoda të ndryshme si mbështetja për grushtet e shtetit dhe mbështetja për regjimin e Sadamit, apo duke formuar koalicione rajonale kundër Iranit, është munduar të rrëzojë shtetin iranian, mirëpo ajo gjithmonë është përballur me qëndresën e pathyeshme të Republikës Islamike të Iranit e cila ka mbështetje të fuqishme nga populli iranian.

Megjithatë, grupi terrorist MEK sot përballe me dobësi themelore. Së pari ky grup me krimet e mëdha që ka kryer kundër popullit iranian dhe me eksperiencën e tij si mercenar i regjimit Bath të Irakut dhe duke bërë spiunazhe në favor të shërbimeve sekrete të Izraelit dhe vendeve perëndimore, nuk ka kurrfarë mbështetjeje apo popullariteti në mesin e popullit iranian. Gazeta Guardian në raportin e  saj përmend urrejtjen e madhe të popullit iranian ndaj grupit terrorist MEK dhe shkruan: Shumica e analistëve politikë thonë se MEK brenda në Iran ka mbështetjen më minimale dhe për shkak të përdorimit të dhunës dhe lidhjeve të tij me aparatin informativ të Izraelit, urrehet tej mase nga populli iranian.

Një tjetër çështje është se shumica e anëtarëve të MEK e kanë kaluar moshën 50 vjeçare dhe po kthehen në persona të moshuar që nuk janë funksional dhe nuk kanë asnjë vlerë operative. Niveli i thithjes së anëtarëve të rinj gjithashtu është i ulët dhe sot më shumë se kurdoherë tjetër ky grup merret më shumë me propaganda. Edhe pse grupi terrorist MEK është vendosur në Shqipëri, me anë të medias dhe duke publikuar artikuj kritikues kundër këtij grupi në Shqipëri, populli shqiptar gjithnjë e më shumë po njihet me krimet e këtij grupi dhe janë shtuar shumë protestat mbi vazhdimin e pranisë së MEK në Shqipëri. Në total duhet thënë se grupi terrorist MEK është një grup i dështuar, tek i cili Amerika ka akoma shpresa për realizimin e objektivave të saj siç është ndryshimi i shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags