Firdusi, ripërtëritës i gjuhës persiane dhe i identitetit iranian
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i88124-firdusi_ripërtëritës_i_gjuhës_persiane_dhe_i_identitetit_iranian
Këtë program e kemi përgatitur me rastin e manifestimit të ditës së gjuhës persiane dhe përkujtimit të Firdusit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 20, 2019 08:22 Europe/Tirane
  • Firdusi, ripërtëritës i gjuhës persiane dhe i identitetit iranian

Këtë program e kemi përgatitur me rastin e manifestimit të ditës së gjuhës persiane dhe përkujtimit të Firdusit.

Iranianët janë bijtë e Firdusit dhe janë edukuar në prehrin e tij, për arsye se Shajname-ja është vepra që përshkruan me mijëra vite të kulturës dhe artit iranian. (Vlen të theksohet se shqiptimi i drejtë i emrit “Firdus” në gjuhen persiane është “Ferdeos, por pasi që në literaturën shqipe ky emër që nga e kaluara është shkruar “Firdus” edhe ne me këtë rast po e përdorim të njëjtën formë, por po theksojmë se shqiptimi i drejtë i këtij emri në gjuhën persiane është “Ferdeos”). Nëse Firdusi nuk do të shfaqej në histori dhe nuk do të krijonte kryeveprën “Shahname”, sipas shumë gjasave iranianët aktualisht nuk do të komunikonin në gjuhën e bukur persiane. Thuhet se njëherë e kishin pyetur shkrimtarin e njohur egjiptian Muhamed Hasanejn Hejkel, ju egjiptianët me gjithë atë kulturë të lashtë e të shkëlqyer, çfarë ndodhi që u asimiluat në gjuhën arabe? Ai u përgjigj: “Ne u asimiluam në gjuhën arabe për shkak se nuk kishim një Firdus...”.

Shumë studiues shtrojnë pyetjen se pavarësisht depërtimit të gjerë të gjuhës arabe në Iran dhe përhapjes së shkrimit arab në këtë vend dhe pavarësisht të shkrimit të shumë veprave në gjuhën arabe nga ana e autorëve iranianë, pse gjuha arabe nuk u bë gjuhë zyrtare e popullit të Iranit? Historia dëshmon se iranianët e kanë ruajtur dhe përhapur gjuhën persiane me përkushtimin dhe kontributin e figurave dhe mendimtarëve të mëdhenj. Një lëvizje që filloi me Ja’kub Lejs Safari, themeluesin e dinastisë Safarite dhe me fjalinë “Gjuhën të cilën unë nuk e kuptoj, pse duhet ta flasë?” me të cilën ai iu drejtuar poetëve dhe shkrimtarëve të oborrit të tij mbretëror dhe poetët si Rudeki, Daghighi dhe Unsuri që vendosen themelet e saj, me Firdusin dhe me kryeveprën e tij të pavdekshme Shahname-në, arriti në kulmin e zhvillimit të saj.  

E kam bërë botën si parajsë me këtë gjuhë

Askush nuk ka hedhur farën e kësaj gjuhe më shumë

Objektet e bukura shkatërrohen

Nga reshjet e shiut e nga rrezet e diellit

E kam filluar me poezi një pallat të lartë

I cili nuk do të dëmtohet nga stuhitë dhe nga shirat

Nuk vdes më, sepse unë jam i gjallë

Sepse kam hedhur farën e gjuhës.

Territori i gjerë i Iranit përgjatë historisë ka përjetuar shumë ngjarje të hidhura e të ëmbla dhe ka kaluar nëpër shumë batica e zbatica. Firdusi për t’u përballur me sundimin e hegjemonistëve dhe superioritetin e joiranianëve, ka ringjallur krenarinë e kaluar kombëtare dhe duke përshkruar civilizimin e lashtë antik të Persisë dhe ka arritur të ngjallë ndjenjën e mbrojtjes së vendit në pjesën më të madhe të popullit iranian. Ndikimi i veprës Shahname në shpirtin dhe mendimin iranian para se gjithash është më shumë nga aspekti i patriotizmit dhe mobilizimit në atë mënyrë që asnjë iranian me origjinë të pastër duke lexuar disa vargje nga Shahname nuk mund të mos ndikohet nga ndjenjat patriotike dhe të mos anojë drejt patriotizmit dhe mobilizimit.

Firdusi duhet të konsiderohet prej heronjve kombëtar të Iranit. Ai është një poet i madh dhe i çmuar i cili i ka futur një shpirt të freskët në trupin e gjuhës persiane dhe sipas Dr. Abulfazl Khatibi, “Firdusi fal eksperiencës së kaluar dhe punës së tij të madhe, e çoi gjuhën persiane deri në fazën e stabilitetit dhe me krijimin e veprës Shahname, ka arritur ta mbrojë gjuhën persiane nga depërtimi i fjalëve të huaja dhe të ruajë strukturën dhe normat sintaksore të gjuhës persiane nga dëmtimi i elementëve jashtë normave. Gjuha persiane zhvillimin e saj e ka arritur fal Shahnames të Firdusit dhe pikërisht për këtë arsye emri i Fridusit është i lidhur me qëndrueshmërinë e gjuhës persiane”. Dr. Khaleghi Motlak, studiues i Shahnames dhe editor i manuskriptes më kredibile të Shahnames së Firdusit dhe si një iranian beson: “Ne, identitetin tonë kombëtar e kemi ruajtur fal gjuhës persiane dhe gjuhën persiane e kemi ruajtur deri në një masë të madhe fal veprës Shahname të Firdusit”.

Image Caption

Shahname e Firdusit është një prej thesareve me përmbajtje më të madhe dhe më të pasura të gjuhës persiane nga aspekti i përdorimit të fjalëve dhe termeve letrare dhe me padyshim se nga ky aspekt libri më i madh dhe më i par që është bërë mbrojtësi dhe përmbajtësi i fjalëve të drejta dhe të bukura të gjuhës persiane dhe duke ruajtur një grumbull të madhe fjalëve në gjoksin e vet, i ka transmetuar ato në mënyrë të shëndoshë në gjeneratat e ardhshme. Gjuha persiane është mjet për forcimin, unitetin dhe lidhjen e fiseve të ndryshme iraniane. Në bazë të kësaj, Shahname-ja e Firdusit me ndihmën e gjuhës persiane, konsiderohet prej bazave dhe themeleve të unitetit kombëtar të iranianëve.

Duhet të kalonin shumë vite për t’u bërë e qartë rëndësia e vërtetë e punës së Firdusit dhe vepra e tij e madhe të gjejë pozitën e merituar në historinë e Iranit. Firdusi me krijimin e Shahnames jo vetëm që e ka ruajtur për vete historinë e kaluar të Iranit, por e ka ngjallur këtë histori për të gjithë iranianët për të gjithë shekujt. Shahname është një vepër e mitologjive iraniane. Nëse Firdusi nuk do ta krijonte Shahname-në, sot nuk do të kishim qasje në shumë prej këtyre mitologjive. Përveç kësaj, Shahname është edhe libri i tregimeve të vjetra dhe legjendave iraniane, është libri i traditave dhe zakoneve e ritualeve të lashta të paraardhësve të iranianëve. Firdusi 30 vite të jetës së tij ia ka kushtuar punës së pandërprerë për derisa e ka përfunduar këtë Shahname. Vepra Shahname është një kalendar me figura të epit, historisë dhe kulturës së Iranit. Sipas Çarls Melujel, profesor i Universitetit Kambrixh, “Suksesi i madh i Firdusit është ky që ai ka ruajtur historinë e iranianëve, edhe atë historinë e periudhës së Perandorisë  Persiane dhe kulmit të zhvillimit dhe lulëzimit të saj. Mirëpo çështje e rëndësishme është kjo që ai këtë vepër e ka krijuar me gjuhën e vet iranianëve, do të thotë në gjuhën persiane. Kjo vepër e Firdusit është pjesë konceptit të madh të të qenit iranian, të qenit i vetëdijshëm për identitetin dhe perceptimin që ka për vete. Kjo është një çështje e cila është manifestuar te Firdusi më shumë se sa te çdo mendimtarë tjetër”.

Shahname, libri i mitologjive iraniane

Studiuesit njërin prej arsyeve të rëndësisë së Shahnames së Firdusi e konsiderojnë në rolin të cilin e ka luajtur ky poet i madh me veprën e tij të madhërishme në kulturën dhe fatin e një populli. Dr. Khaleghi Motlak beson se asnjë vepër në letërsinë persiane por edhe në letërsinë botërore nuk ekziston që të ketë luajtur një rol kaq të madh në fatin dhe kulturën e një populli siç është ai i Shahnames së Firdusit dhe që të ketë ushtruar ndikim deri në këtë nivel”. Muhamed Ali Islami Ndushen, studiues bashkëkohor i veprës së Firdusit, gjithashtu Shahnamen e Firdusit e konsideron të vetmen vepër në letërsinë e Botës që ka krijuar ndryshim në fatin e një populli. Ai beson se: “Shahname ka ndryshuar fatin e Iranit dhe nëse nuk do të ishte krijuar Shahname-ja e Firdusit, ne do të ishim tjetër vend. Nëse nuk do të ishte Shahname, edhe në Iran do të kishte ndodhur ajo çfarë ka ndodhur në disa vende të tjera si në Egjipt, Siri dhe Jordani. Qëndrueshmëria e historisë dhe kulturës së Iranit dhe e gjuhës persiane është vetëm me begatinë e Shahnames së Firdusit”.

Firdusi nuk mund të konsiderohet vetëm një poet dhe krijuar të poezisë mitologjike, sepse ai prapa poezisë dhe mitit, prapa këtyre poezive të lavdishme dhe me ndihmën e gjuhës së ëmbël dhe të qartë persiane, e ka ndërtuar përsëri një komb. Në imagjinatën e Firdusit nuk kanë qenë vetëm mitologjitë iraniane të cilat merrnin një shpirt të ri në fjalët e tij, por ishin iranianët ata që formoheshin dhe arrinin kulmin e zhvillimit. Pikërisht për këtë arsye, Shahname është pasqyrë e një pjese të identitetit të iranianëve dhe çdo iranianë për të parë veten dhe identitetin kulturor të tij ka nevojë për pasqyrën e Shahnames. Iranianët me fjalët e Firdusit janë zhvilluar përsëri dhe kanë rilindur përsëri.

Irani në historinë e vet ka krijuar vepra të mëdha në territorin e vet dhe kryeveprat më të mëdha letrare botërore të cilat i ka ofruar njerëzimit, mirëpo nga mesi i veprave poetike të poetëve të mëdhenj iranianë si Hafiz, Sa’adi, Khajam, Khaghani dhe Mevlana dhe shumë mendimtarëve të tjerë iranianë, pse studiuesit e kanë konsideruar Firdusin dhe kryeveprën madhështore të tij Shahnamen si kriter të vërtetë për të qenë iranian dhe për të mbetur iranian? Kjo është për arsye se veprat e këtyre mendimtarëve të mëdhenj paraqesin vetëm një qoshe të Iranit dhe iranianëve. Vetëm Shahname-ja e Firdusit është ajo vepër në të cilën mund të gjendet natyra qenësore dhe baza e Irani në formën e një xhevahiri.

Shahname jo vetëm për iranianët, por edhe për të gjithë botën, ka rëndësi të madhe për arsye se ajo trajton esencën dhe qenien themelore të njerëzimit. Shahname ka vendosur dorë mbi pikën kryesore të njeriut dhe ajo është konflikti i të mirës me të keqen. Të menduarit e Shahnames është ndërtuar mbi boshtin e ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen. Mendimi i rëndësishëm dhe bosht i Shahnames së Firdusit është racionalizmi.

Shahname-ja e Firdusit është një thesar i racionalizmit dhe diturisë dhe në të gjithë këtë vepër sundojnë virtytet e larta njerëzore dhe morale. Liria dhe krenaria dhe mosdorëzimi përball të padrejtës janë parime të pandryshuara njerëzore dhe morale të të gjithë heronjve të Shahnames.

Urime 15 maji - 25 ordibehesht dita e përkujtimit të Firdusit dhe manifestimi i ditës së gjuhës persiane.