Lajmërimet kur’anore (1) (speciale për Ramazanin)
(last modified Mon, 27 Apr 2020 10:01:54 GMT )
Prill 27, 2020 12:01 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (1) (speciale për Ramazanin)

Kur’ni është një urdhëresë dhe program pune për një jetë të mirë dhe muaji i Ramazanit është një rast shumë i çmuar për të njohur mësimet e fesë Islame. Në programin me 15 edicione me titull “Lajmërimet kur’anore”, do të shqyrtojmë disa ajete të Kur’anit të shenjtë të cilët lajmërojnë njeriun për veprat dhe punët e mira të tyre. 

Pas shumë muajve të ngjarjeve të vështira dhe të hidhura, erdhi muaji i shenjtë i Ramazanit me të gjitha begatitë dhe mirësitë e veta dhe u bën thirrje besimtarëve myslimanë për kryerjen e sa më shumë veprave të mira dhe adhurimeve. Ky është muaji të cilin Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. e ka quajtur “Gostia e Zotit” dhe u ka bërë thirrje njerëzve që ta respektojnë dhe ta shfrytëzojnë sa më shumë dhe sa më mirë këtë muaj. Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë dhe spiritualitetit, është muaji për të shtuar njohjen e Zotit. Leximi i Kur’anit të shenjtë, librit më të fundit dhe më të përkryer qiellor, është mënyra më e rëndësishme për vetëdijesim dhe ngritjen e njohurive gjatë këtij muaji, prandaj është porositur shumë që të lesohet ky libër hyjnor dhe të mendohet rreth kuptimit dhe domethënies së ajeteve kur’anore. Kur’ani i shenjtë është një urdhëresë dhe program për një jetë të mirë dhe muaji i Ramazanit është një rast shumë i çmuar për njohjen e mësimeve kur’anore. Në këtë ditë të pashembullta të muajit të Ramazanit, jemi pranë jush me programin “Lajmërimet Kur’anore” që gjatë disa edicioneve, do të mundohemi t’iu shoqërojmë juve gjatë këtij muaji të bekuar dhe pasi që ky muaji i shenjtë është muaji në të cilin është shpallur Kur’ani i shenjtë, do të hedhim një vështrim të shkurt mbi disa ajete të Kur’anit të shenjtë të cilët lajmërojnë besimtarët për veprat dhe punët e mira që i bëjnë.

Në sistemin edukativ të Islamit, përdoret metoda e lajmërimit dhe paralajmërimit për t’i dhënë përkryerje njerëzve dhe për edukimin e dhe udhëzimin e tyre. Me fjalën lajmërim, kuptojmë dhënien e një lajmi të mirë, solidaritetin, nxitjen e pasionit dhe dëshirës së individëve për të mirat, mëshirën dhe faljen hyjnore. Ndërsa me fjalën paralajmërim kuptojmë frikësimin, tërheqjen e vërejtjes, lajmërimin e rrezikut dhe shmangien nga kryerja e veprimeve të këqija dhe të papëlqyeshme. Në Kur’anin e shenjtë në mënyrë të përsëritur është përdorur ky koncept se ajo çfarë është përgjegjësi e Zotit, është dërgimi i një Profeti me logjikën e të vërtetës dhe së bashku me lajmërimet dhe paralajmërimet. Pastaj janë vetë njerëzit ata të cilët në mënyrë të lirë ose e pranojnë të vërtetën ose e mohojnë atë me kokëfortësi.

إِنَّا أَرْسَلْنَاکَ بِالْحَقِّ بَشِیرًا وَنَذِیرًا وَلاَ تُسْأَلُ عَنْ أَصْحَابِ الْجَحِیمِ .

(Surja Bekare, ajeti 119)

Lajmërimi dhe paralajmërimi ose inkurajimi dhe kërcënimi, përbëjnë pjesën e rëndësishme të motiveve edukative dhe lëvizjeve shoqërore dhe kryesisht ushtrojnë ndikim mbi lëvizjen dhe veprimet e njeriut. Njëri është arritja e dobisë dhe tjetri ka për qëllim shmangien e korrupsionit dhe dëmit. Njeriu për shkak të forcës tërheqëse dhe larguese që posedon, e tërheq për vete atë çfarë është e dobishme siç është fitimi material ose dobia morale dhe shpirtërore individuale ose kolektive. Në anën tjetër, largon nga vetja çdo gjë që është në dëm të tij si në aspektin material ashtu edhe në aspektin shpirtëror, individual dhe kolektiv. Prandaj, profetët dhe të dashurit e Zotit për edukimin dhe përkryerjen e njerëzve, kanë përdorur dhe shfrytëzuar vazhdimisht këto dy forca. Profetët duke përdorur këtë metodë, kanë arritur të ushtrojnë ndikimin më të madh edukativ mbi njerëzit. Nga pikëpamja e ekspertëve të çështjeve edukative, gjithashtu thuhet se njeriu duhet të inkurajohet për kryerjen e veprimit të mirë ndërsa të ndëshkohet për kryerjen e veprimit të keq në mënyrë që të gjejë përgatitje më të madhe për të kaluar rrugën e parë dhe për të bërë hapa në rrugën e dytë

Një prej mësimeve islame inkurajuese dhe shpresëdhënëse janë lajmërimet që Zoti i madhëruar u ka premtuar besimtarëve në Kur’anin e shenjtë. Njeriu kur të shikojë një të ardhme të bukur dhe të mirë që ka përcaktuar Zoti i madhëruar në kuadër të lajmeve të mira ose gjendjes më të mirë për atë, rrit shpresat e veta. Sidomos kur lajmërimit të bëhen nga ana e Zotit premtimet e të cilit nuk janë të kota dhe fuqia e Tij për realizimin e atyre premtimeve është superfuqi.

Koncepti kur’anore “tabshir” do të thotë dhënien e lajmit të mirë që nëpër fjalorë kanë përmendur edhe kuptime të tjera të ndryshme si bukuri dhe mirësi, lajm i gëzuar dhe disa studiues rrënjën e kësaj fjale e kanë konsideruar të njëjtë me fjalën “besher” dhe “mubashir” që në përgjithësi e ka kuptimin e gëzimit dhe fytyrës së qeshur. Edhe njeriun pikërisht për këtë arsye e kanë quajtur me emrin “besher” sepse fytyra e qeshur është karakteristikë e veçantë e tij.

Çështje me rëndësi në lajmërimet kur’anore është besimi te Zoti i madhëruar si një premtues i vërtetë dhe i sinqertë. Në ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe në hadithet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është porositur në masë të madhe për të pasur besim dhe bindje te Zoti i madhëruar. Besimi i mirë që është pikërisht ai optimizëm është një lloj mendimi pozitiv dhe një vështrim pa kurrfarë shqetësimi dhe negativizmi. Zoti i madhëruar pasi që është fuqia absolute dhe mirësia absolute dhe me plotë dashuri ndaj robërve të vet dhe nuk kufizohet në ndonjë vend apo kohë të veçantë, atëherë mendimi apo besimi i mirë te Zoti i madhëruar rezulton me qetësi dhe optimizëm në të ardhmen. Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Betohem në Atë që nuk ka zot tjetër përveç Tij, asnjë rob besimtar nuk ka mendim të mirë te Zoti, përveçse Zoti i madhëruar e trajton atë në përputhje me atë mendim që ka robi, sepse Zoti i madhëruar është fisnik dhe të gjitha mirësitë janë na ana e Tij, prandaj ka turp që robi besimtar të ketë mendim të mirë për Atë dhe ai ta trajtojë atë në ndonjë mënyrë tjetër jo të përshtatshme”. Kështu që keni mendim të mirë dhe besim te Zoti i madhëruar dhe drejtohuni drejt Tij. Gjithashtu në një transmetim tjetër thuhet se Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka porositur myslimanët duke thënë: “Keni mendim të mirë dhe besim të Zoti, sepse mendimi i mirë për Zotin e madhëruar shpërblehet me parajsë”.

Zoti i madhëruar për lumturinë dhe edukimin e njeriut dhe ngritjen e tij deri në përkryerje, e ka shoqëruar atë me lajmërime dhe paralajmërime dhe këtë metodë të mirë e realizon ndaj të gjithë robërve të vet në çfarëdo pozite dhe funksioni që të jenë. Premtimet hyjnore janë edhe përkatëse me botën materiale të cilat i përfshinë besimtarët në këtë botë, siç është gëzimi i begative, ngadhënjimi mbi armiqtë etj., lajmërimet e për botën tjetër siç është parajsa e amshueshme, kopshtet me plotë fruta dhe të tjera.

Kur’ani është burim i lajmërimit për ata që kanë besuar dhe kryejnë vepra të mira dhe kujton se besimtarët që kryejnë vepra të mira, duhet të jenë optimist dhe me shpresë për një të ardhme të qartë. Kjo është për arsye se Zoti i madhëruar i ka lajmëruar ata dhe askush nuk realizon premtimet e veta më mirë se Zoti i madhëruar. Zoti i madhëruar në ajetet 30 dhe 31 të sures Fusilet në Kur’anit të shenjtë thotë:

« إِنَّ الَّذِینَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَیْهِمُ الْمَلَائِکَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِی کُنْتُمْ تُوعَدُونَ»، «نَحْنُ أَوْلِیَاؤُکُمْ فِی الْحَیَاةِ الدُّنْیَا وَفِی الْآخِرَةِ وَلَکُمْ فِیهَا مَا تَشْتَهِی أَنْفُسُکُمْ وَلَکُمْ فِیهَا مَا تَدَّعُونَ.

“Ata të cilët kanë thënë, Zoti ynë është Zoti Një dhe pastaj kanë qëndruar në këtë fjalë, engjëjt zbresin mbi ata (dhe u thonë atyre), mos u frikësohuni dhe po iu lajmërojmë juve për atë parajsën që u është premtuar juve. Ne jemi miqtë dhe ndihmuesit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër dhe çdo gjë që dëshironi është e siguruar për ju në parajsë dhe çfarëdo që kërkoni do t’iu jepet juve”. Ashtu siç kuptohet nga ky ajet premtimi i Zotit për ndihmë nuk është i kufizuar vetëm me botën tjetër dhe Zoti i madhëruar edhe në këtë botë u ndihmon besimtarëve. Zoti i madhëruar në ajetin 51 të sures Ghafir të Kur’anit të shenjtë gjithashtu thekson këtë çështjeje dhe thotë: “Ne, në mënyrë të sigurt do t’i ndihmojmë të dërguarit tanë dhe ata të cilët kanë besuar në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur të ringjallen për të dëshmuar”.

Ky ajet kur’anor është një interpretim i përgjithshëm dhe interesantë që në të realitet përmban në vete të gjitha të vërtetat dhe karakteristikat e dalluara, së pari besimi me zemër te Zoti dhe arritja deri te besimi i fortë dhe i palëkundur në Zot, pastaj sistemimi i të gjithë jetës në bazë të besimit dhe ecja në rrugën e besimit. Janë shumë njerëz që pretendojnë se kanë dashuri ndaj Zotit, mirëpo në praktikë ata nuk kanë qëndrueshmëri. Ata janë persona të dobët të paaftë të cilët kur të kaplohen nga stuhia e dëshirave të egos, u thonë lamtumirë besimit dhe veprim bëhen idhujtarë, ndërsa kur u rrezikohen interesat e tyre materiale, ata humbin edhe atë besimin e dobët që kanë. Hazreti Imam Aliu (a.s.) në një ligjëratë të tij në librin “Nehxhul-Belagha” e komenton me shprehje shumë të bukura dhe shumë të qarta këtë ajet kur’anor dhe thotë: “Ju thatë “Zoti ynë është All-llahu”, tani qëndroni në këtë fjalë me burrëri. Tregoni rezistencë dhe qëndrueshmëri në kryerjen e urdhrave të Librit të Tij dhe në rrugën të cilën e ka urdhëruar ai dhe në rrugën e adhurimit siç e meriton Ai. Mos u largoni nga rrethi i urdhrit të Tij, mos bëni risi në fenë e Tij dhe kurrë mos kundërshtoni urdhëresat fetar”.

Islami lajmëron shpreson për një të ardhme të qartë nën hijen e besimit, devotshmërisë, paqes dhe sigurisë. Nga pikëpamja e Kur’anit të shenjtë, shpresa në të ardhmen lidhet me vullnetin hyjnor. Sipas ligjit hyjnor, vetëm ata të cilët vendosen në rrugën e besimit dhe veprave të mira, mund të shpresojnë në fitore dhe shpëtim të vërtetë. Baza e shpresës në të ardhmen në Kur’anin e shenjtë, është arritja e virtyteve të larta dhe largimi nga veprat e këqija. Bota është vend për sprovimin e njeriut dhe një rast për të mbledhur vepra të mira për botën e amshueshme. Njeriu vetë do ta marrë shpërblimin për veprat e tij të mira dhe gjithashtu vetë do ta përjetojë ndëshkimin për veprat e tij të këqija. Nga ana tjetër, besimi në këtë të vërtetë se bota e krijimit është e vendosur dhe ndërtuar mbi bazën e drejtësisë hyjnore, bëhet shkak për shtimin e devotshmërisë ndërsa devotshmëria bëhet shkak për shpëtimin e njeriut. Në Kur’anin e shenjtë disa herë lajmëruar se përfundimi i mirë i takon besimtarëve të devotshëm. Gjithashtu besimtarët e devotshëm janë lajmëruar se në botën e amshueshme do të vendosen në kopshtet e parajsës dhe në mirësive e begative të shumta dhe do të gëzohen me atë që Zoti i madhëruar do t’u dhurojë atyre.

Në Kur’anin e shenjtë nga gjithsej 17 raste në të cilat lajmërimi dhe paralajmërimi i profetëve është përmendur përkrah njëri-tjetrit, në 13 raste lajmërimit i është dhënë përparësi ndaj paralajmërimit. Disa këtë përparëse e konsiderojnë shenjë të asaj që qëllimi kryesor i Zotit është lajmërimi i njerëzve . Sidoqoftë, ajo që është e përcaktuar dhe e qartë është kjo që metoda e lajmërimit dhe paralajmërimit është margaritar i profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., prandaj në të dy periudhat e predikimit edhe në Meke edhe në Medine, ka vazhduar dhe kjo metodë është përmendur si qëllim dhe rrugë edukative e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v..

Tags