Lutje pranë Zotit (3)
(last modified Mon, 27 Apr 2020 10:09:24 GMT )
Prill 27, 2020 12:09 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (3)

Përshëndetje miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me frazën e tretë të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Ghafirel-Khatij’at!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

O falësi më i mirë! O zgjidhësi më i mirë i problemeve!

Kishte mbetur edhe pak derisa të fillonte ndeshja. Fola me nënën time. Më tha, më bëj të ndihem krenare...

Dhe më vështirësoi punën mua.

Vishkulloi bilbili për fillimin e ndeshjes. Unë dhe rivalet e mi filluam konkurrencën në vrap. Vrapi i maratonës i cili duhet të kalohet duke mos menduar për gjëra të tjera. Lirimi i mendimit nga gjërat e tjera është kriteri më i rëndësishëm për të fituar. Të lirohesh dhe të vraposh me të gjithë forcën...

Ndërkohë mua më kishte lindur një mendim në kokë i cili nuk më largohej për asnjë çast nga para syve të mi. Gjatë garës, në vend të linjave të pistës dhe në vend që të shikoj vrapuesit e tjerë, e shikoja nënën time. Babanë... shtëpinë tonë ... qytetin ... trajnerët dhe të gjithë ata të cilët më kishin ndihmuar që të arrij deri këtu.  

Isha në vrap...

Që nga koha që e mbaj mend, jam duke vrapuar. Për të arritur sukses, për tu bërë kampion. Të tjerët jetojnë, mirëpo unë gjithnjë isha duke bërë përpjekje për ta ndërtuar jetën të cilën e dëshiroja.

Jeta ime akoma nuk kishte filluar. Kam vrapuar aq shumë për t’u përballuar me problemet e jetës time, sa që u bëra vrapues! Sporti i vrapit më ishte bërë profesioni im i dëshiruar. Pista rreth fushës së gjelbër, shtëpia ime dhe vrapimi, ishte bërë talenti im.

Çdo herë kur mërzitesha, në vend që të ulesha dhe të qaja, qëndroja në këmbë, bëhesha gati për të filluar dhe vrapoja...

Trajneri im gjithnjë më thotë: Atletika është sporti i vrapimit, jo i ndaljes. Një sport në të cilin duhet të bësh përpjekje dhe të punosh për ngritjen e vetes dhe rekordit tënd, për çdo ditë.

Dhe unë këtë mësim të tij e kam sjell nga stadiumi në shtëpi. Që nga ajo kohë unë u bëra jo vetëm një vrapues profesional, por edhe një njeri profesional në përballje me problemet e jetës time.

Një kampion...

O Zot! O ndihmuesi më i mirë! O gjykuesi më i mirë!

Tani kam mbetur në këtë garë se çfarë të bëj me dëshirën e nënës time...

(Efekti i zhurmës së shikuesve dhe stadiumit gjatë zhvillimit të garës)

Nëna qëndronte këmbë me këmbë gjatë vrapimeve të mia. Për çdo ditë që kisha ushtrime, ulej para derës dhe qëndronte aty deri vonë derisa unë të kaloja nëpër rrugicave të ngushta dhe të errëta të lagjes time dhe të arrija në shtëpi. Ajo më ka blerë atletët e para për të vrapuar. Kur u rrita, një herë ia numërova byzylykët... dhe e kuptova se i mungonte njëri prej tyre.

Çdo sportist për të arritur sukses dhe për tu bërë sa më profesional, para çdo personi tjetër, së pari duhet të dëshirojë vetë ai dhe të bëjë përpjekje. Mirëpo dëshira ime kurrë nuk është dëshira ime. Unë po vrapoj për nënën time. Për zemrën e nënës time...

O Zot! O furnizuesi më i mirë! O pronari i trashëgimisë më të mirë!

Tani është në pyetja zemra e nënës time. Forca e gjunjëve të mi është nga ana e jote dhe unë po vrapoj me të gjithë forcën në mënyrë që të largohet lodhja nga trupi e nënës e cila ka pritur për një jetë të tërë me plotë strese e shqetësime.

Një herë në një intervistë, gazetari sportiv më pyeti mua, çfarë është qëllimi yt? U përgjigja: “Unë kam mësuar që të luftojë për realizimin e dëshirave të mia. Dëshirat të cilat nuk kanë arsye tjetër, përveç suksesit dhe arritjes së krenarisë për vendin tim. Dëshira ime sot është ngritja e rekordit në vrapin 100 metra me pengesa.

Ngritja e rekordit është krenaria e nënës time...

O Zot! O lavdëruesi më i mirë! O kujtuesi më i mirë!

Tani rekordi i krenarisë së nënës time, e ka zënë vendin e çdo gjëje tjetër. Po i shikoi duart e saj me lëkurën e trash sikur të burrave. Shikimet e saj të pafajshme sikur të fëmijëve. Rrudhat rreth e rreth syve të saj... gjurin e saj me gjysmë jete... rininë e saj... të gjitha i ka sakrifikuar për zemrën e saj dhe tani unë po vrapoj për zemrën e saj pa e ditur fare se sa minuta kanë ngelur deri në fund të garës.

O Zot! O dhuruesi më i mirë! O bamirësi më i mirë!

Më dërgo mua në vendin e kampionit! Dëshiroj që nga atje sipër ta shikoj nënën time... dhe t’i them: nënë, më shiko mua!...

Dhe përsëri bëhu e re...

Përsëri buzëqesh dhe qëndro mbi gjunjët tua, sepse Zoti për hir të zemrës tënde të pastër, më ka vendosur mua në një vend të lartë...

Ti je heroina e jetës time. Zoti më ka pranuar lutjen time për hir të zemrës tënde.

O falësi më i mirë! O zgjidhësi më i mirë i problemeve!

O Zot! O ndihmuesi më i mirë! O gjykuesi më i mirë!

O Zot! O furnizuesi më i mirë! O pronari i trashëgimisë më të mirë!

O Zot! O lavdëruesi më i mirë! O kujtuesi më i mirë!

O Zot! O dhuruesi më i mirë! O bamirësi më i mirë!

Ti je i pastër nga çdo e metë, të lartësojmë vetëm Ty!

O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo! Na ndihmo! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së tretë të duasë “Xhushane Kabir”:

یا خَیرَالْغافِرینَ یا خَیرَ الْفاتِحینَ

یا خَیرَ النّاصِرینَ یا خَیرَ الْحاکِمینَ

یا خَیرَ الرّازِقینَ یا خَیرَ الْوارِثینَ

یا خَیرَ الْحامِدینَ یا خَیرَ الذّاکِرینَ

یا خَیرَ الْمُنْزِلینَ یا خَیرَ الْمُحْسِنینَ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags