Lutje pranë Zotit (5)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:29:10 GMT )
May 12, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (5)

Përshëndetje miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Sani’e kul-li masnu’in”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Dëshiroja që kur të vjen koha të shkojë në shtëpinë e fatit (të martohem), të më shkrihet zemra nga gëzimi...

Arrita në periudhën më të mirë të jetës time... Babai im gjithnjë thoshte: “Rrugëtimin drejt Qerbelasë, bëje me bashkëshortin tënd...” Rrobat më të mira, kurset e artit, kursin për patentshoferin, çdo gjë për të cilën kisha nevojë dhe çdo gjë që ma dëshironte zemra, ndodhej prapa murit të martesës.

Tani unë do të martohem dhe të bëhet e imja një shtëpi me të gjitha kompetencat e saj. Nga pasqyra e deri te tapeti e mjetet e tjera të nevojshme...

Kjo periudhë është periudha më e bukur e jetës time. Ashtu si çdo vajzë tjetër, të cilës i ka ardhur koha që të martohet e të shkojë në shtëpinë e fatit të vet. Gjithnjë e ëndërroja këtë periudhë të jetës në kokën time. Unë jam nusja e re e një shtëpie... Tani, mirëpo kjo periudhë po kalon me pikëllim dhe qarje e lot.

O Zot! Pse po ma kalon në këtë mënyrë periudhën më të bukur të jetës time? Pse?...

Çdo ditë marrë një letër e vendosi para vetes dhe shkruaj një listë të gjëra të cilat një vajzë e re i merr me vete në shtëpinë e fatit kur të martohet. Shkruaj dhe i bie vizë... Çmimeve të tyre që po i shkruaj përball atyre artikujve, po u bie vizë një nga një.

O Zot! O ndërtues i çdo gjëje! O krijues i çdo krijese!

Unë çdo strukture të shtëpisë së fatit që kam ndërtuar në mendjen time, po i bie vizë njërës pas tjetrës, sepse babai im nuk mund të paguajë shpenzimet e tyre. Ti që me mirësinë dhe mëshirën tënde, më ke sjell mua në këtë periudhë, tani... më trego se çfarë të bëjë me sigurimin e çejzit tim të nusërisë?... Edhe këtë po ta dorëzoj Ty, pasi që Ti je ndërtuesi i çdo gjëje... krijuesi i çdo krijese...

Më trego mua se çfarë të bëj?... shtëpia e fatit tim tullë pas tulle, akoma nuk është forcuar. Nderi i familjes tonë varet nga kjo listë. Një listë me plotë pajisje të cilave i kam rënë vizë...

Për çdo natë, babai im del në oborr dhe ulet në shkallët e hyrjes dhe tymos cigare... Supozoj se edhe ai e ka shkruar në mendjen e vet një listë të çejzit tim, mirëpo është i detyruar t’i bie vizë atyre pajisjeve. Cigarja në dorën e tij i bëhet shpuzë e hi, jam e sigurt se ia kam qëlluar me supozimin tim.

O Zot! O furnizuesi i çdo krijese që ushqehet me furnizimin tënd! O poseduesi i çdo pasurie!

Thuhet se Ti e dërgon begatinë e ditës së festës të dasmës dhe unë tani jam një nuse e re e brengosur që po pres sofrën e mirësisë tënde. Nuk bënë që shtëpia e nuses së re të jetë e zbrazët...

O Zot! Ti largon pikëllimin e çdo pikëlluesi! Ti agon zemrën e çdo njeriu të pikëlluar!

Unë jam e brengosur. Më liro mua nga kjo barrë e pikëllimit e cila nuk po më lejon mua të bëhem gruaja më e lumtur në botë në këtë periudhë më të bukur të jetës time...

Gjyshja ime padrejtësinë e jetës ndaj meje po e shikon nga sytë e mi të përlotur dhe çdo herë thotë: “Nuk ka zot tjetër përveç Teje. O Zot, Ti je i pastër nga çdo e metë, ndërsa unë me të vërtetë jam prej të padrejtëve!”...

Ulët pranë meje dhe thotë: “Në transmetimet fetare thuhet që përsëriteni shumë këtë lutje”. Ajo përsëri thotë: “Çuditem me atë që po përballet me pikëllim, pse nuk e bënë këtë lutje të bukur?!”.

O Zot! O mëshiruesi i çdo krijese që kërkon mëshirë! O ndihmuesi i çdo kujt që s’ka ndihmë!

“Nuk ka zot tjetër përveç Teje. O Zot, Ti je i pastër nga çdo e metë, ndërsa unë me të vërtetë jam prej të padrejtëve!”...

O mbuluesi i çdo të mete! O strehuesi i çdo të dëbuari!

Kjo periudhë për mua mund të bëhet ilaç për plagët e kaluara. Plagët e vetmisë, poshtërimit dhe dëshirave të mia të cilat kurrë nuk u realizuan.

Ti je me mua... ashtu sikur gjatë atyre ditëve... Pse, e mund të ndodhë që Ti të jesh një ditë dhe të mos jesh një ditë tjetër?! Pse, a mund të ndodhë që në një periudhë Ty të kam dhe në një periudhë tjetër, të mos të kam Ty?!

Unë përveç në portën e shtëpisë tënde, në portën e shtëpisë së kujt të trokas?

Disa pikëllime janë të fshehtë. Nuk duhet të bërtasësh për ato. Janë prej atyre tregohen vetëm në vesh me zë të ulët. Ti je Ai që strehon çdo kënd të dëbuar... Unë nuk jam e dëbuar. Unë gjithnjë kam qenë dhe jam me Ty. Edhe Ti ashtu si gjithmonë, qëndro me mua dhe lotët e syve të mi shndërroji në lot të mallit dhe dashurisë!

O Zot! Ti je mbuluesi i të metave... Ky pikëllim le të mbetet mes meje dhe Teje. Të mos dalë jashtë nga shtëpia jonë. Ti zgjidhe atë! Tani e tutje, askush nuk do ta dijë arsyen e sexhdeve të mia falënderuese që është një sekret mes meje dhe Teje!

Amin ja Rabil-Alemin!

O Zot! O ndërtues i çdo gjëje! O krijues i çdo krijese! O Zot! O furnizuesi i çdo krijese që ushqehet me furnizimin tënd!

O poseduesi i çdo pasurie! O Zot! Ti largon pikëllimin e çdo pikëlluesi! Ti agon zemrën e çdo njeriu të pikëlluar!

O Zot! O mëshiruesi i çdo krijese që kërkon mëshirë! O ndihmuesi i çdo kujt që s’ka ndihmë! O mbuluesi i çdo të mete! O strehuesi i çdo të dëbuari!

Ti je i pastër nga çdo e metë, Ty të lartësojmë, o Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së dhjetë të duasë “Xhushane Kabir”:

یَا صَانِعَ کُلِّ مَصْنُوعٍ یَا خَالِقَ کُلِّ مَخْلُوقٍ

یَا رَازِقَ کُلِّ مَرْزُوقٍ یَا مَالِکَ کُلِّ مَمْلُوکٍ

یَا کَاشِفَ کُلِّ مَکْرُوبٍ یَا فَارِجَ کُلِّ مَهْمُومٍ

یَا رَاحِمَ کُلِّ مَرْحُومٍ یَا نَاصِرَ کُلِّ مَخْذُولٍ

یَا سَاتِرَ کُلِّ مَعْیُوبٍ یَا مَلْجَأَ کُلِّ مَطْرُودٍ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

 

 

Tags