Lutje pranë Zotit (8)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:31:51 GMT )
May 12, 2020 09:31 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (8)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Mu’minu Ja Muhejminu”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Vëmendje! Vëmendje! Dëgjues të nderuar! Sinjalin që po dëgjoni, është deklarim i rrezikut ose alarm i kuq...

Bota ka arritur në fund. Xhamat e dritareve nga vala e shpërthimit, njëra pas tjetrës, po thyen e po bëhen pluhur dhe grimca-grimca po bien për toke.

Shumë popuj të vendeve të ndryshme të botës, sidomos irakianët, afganët dhe sirianët e kanë përjetuar këtë çast. Të jetosh në zemër të zjarrit të pamëshirshëm të luftës. Një vend në të cilin ndalet e dhe lëvizja e kohës. Një vend në të cilin bota arrin në fund.

O Zot! Të lutem Ty me emrin tënd! O Zot që japësh siguri!

Neve na kalo shëndosh nga kjo periudhë e pamëshirshme! Është periudhë e thirrjeve të dhembshme e trishtuese. Të gjithë ose kanë plagë në trup ose janë dëshmitarë të plagëve të pa kuruara të të tjerëve. Plagët e shkaktuara nga topat e predhat, granatat e dorës, nga bombardimet kimike, nga terrorizmat biologjikë dhe nga kamxhikët e paburrërisë...

O Zot! Ti je i vetmi strehues i viktimave të padrejtësisë së botës së ekzistencës... Neve na kalo shëndosh nga kjo periudhë e pamëshirshme!

Të gjithë njerëzit e botës e dinë se ulliri çfarë simboli është? Ulliri është simbol i paqes. Diçka për të cilën bota gjithmonë ka pas dhe ka nevojë. Mirëpo lufta do të thotë gjak dhe lot...

Do të thotë ullinjtë e tharë në pemë...

O Zot! Ti je ngadhënjimtar mbi të gjithë! Ti je krijuesi i ekzistencës!

Avionët e armikut po thyejnë murin akustik të zemrës dhe shpirtit tonë dhe njerëzit e pafajshëm, fëmijët dhe të rriturit, po shpërthejnë në vete. Aroma e barutit dhe djegies është e njohur për nuhatjen tonë. Djegia e arave me hurma dhe e kopshteve me pemë... djegia e rrobave të luftëtarëve dhe trupi i tyre i pastrehë... djegia e perdeve e tapeteve të shtëpive, djegia e zemrave dhe e shpirtrave. Kishim ndërtuar bunker mbi bunker që të jemi të sigurt nga agresioni dhe sulmi i armikut. Mirëpo... qielli nuk mund të mbyllet. Raketat kundërnjerëzore fluturonin mbi kokën tonë.

O Zot! O falësi e thjeshtësisë! O dhuruesi i forcës! Na kalo neve shëndosh nga kjo periudhë e pamëshirshme!...

Ah sikur do të ndodhte që sa të mbyllim sytë... të kultivoheshin arat me hurma, të arrijë koha e vjeljes së produkteve dhe burrat e qytetit lartë mbi pemët e hurmave, këpusin kalaveshët e hurmave një nga një.

Tani... ku janë burrat tona?

Ah sikur do të ndodhte që sa të mbyllim sytë... të dëgjohet kënga e ninullave, grat e fshatit të qëndrojnë pranë veglave të thurjes së tapetit në oborret e tyre. Tani... ku janë grat tona?

Ah sikur do të ndodhte që sa të mbyllim sytë... të jetë muaji i shtatorit dhe të dëgjohet ziles së shkollave nga çdo rrugë dhe lagje. Vajzat dhe djemtë me çanta në shpinë, të vrapojnë nëpër rrugica që të arrijnë në rreshtin e mëngjesit të shkollës. Tingulli i zhurmave të tyre, të mahnitë edhe korbat e qytetit. Tani...ku janë fëmijët tani?

Një gazetë kishte shkruar: “Është luftë, shtëpia është shkatërruar, natën e kaluar, gjyshja nga bombardimet e ashpra, kishte vdekur nga frika e shtypjes me gurë të gërmadhave. Babai dhe nëna dhe një vajzë e vogël vetëm me një valixhe të vogël kishin mbetur pa strehë në shkretëtirë dhe është natë, ata flenë nën tendë. Mirëpo vajzën e vogël nuk e merr gjumi, sepse kukulla e saj i ka mbetur nën gërmadha të shtëpisë së tyre!

O Zot! Ti falë bukurinë! Ti shfaq hapur!

A ka fund kjo periudhë? Kujtimet tona janë të mbushura plotë me ditët e sulmit dhe irritimit të natës. Çdo herë një pjesë e këtij rruzulli tokësor, përjeton pamëshirën e luftës. Në të gjitha periudhat ekziston armiku i mallkuar. Zoti i paqes dhe qetësisë, toka është e etur për këtë dua... paqe dhe qetësi.

Periudha jonë dhe e etërve dhe fëmijëve tanë është e njohur me këtë fjalë ogurzeze. O Zot! Në vend që të na kalosh neve nga kjo periudhë, asgjësoje luftën nga toka në mënyrë që të gjithë pemët ashtu sikur ulliri, ta kujtojnë paqen!

Amin Ja Rabel-Alemin!

O Zot! Të lutem Ty me emrin tënd! O Zot që japësh siguri! O Zot! Ti je ngadhënjimtar mbi të gjithë! Ti je krijuesi i ekzistencës! O Rrëmbyesi i zemrës! O Zot! O falësi e thjeshtësisë! O dhuruesi i forcës! O Zot! Ti falë bukurinë! Ti shfaq hapur! O shpërndarës!

Ti je i pastër nga çdo e metë, Ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje, na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 17-të të duasë Xhushane Kabir:

اللَّهُمَّ إِنِّی أَسْأَلُکَ بِاسْمِکَ

یَا مُؤْمِنُ یَا مُهَیْمِنُ یَا مُکَوِّنُ یَا مُلَقِّنُ یَا مُبَیِّنُ

یَا مُهَوِّنُ یَا مُمَکِّنُ یَا مُزَیِّنُ یَا مُعْلِنُ یَا مُقَسِّمُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

 

 

Tags