-
17 palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat
Qershor 18, 2024 17:26Që nga e marta, më 18 qershor, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 17 palestinezë.
-
Një këshill prej tre anëtarësh zëvendëson kabinetin sionist të luftës
Qershor 18, 2024 09:30Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, për arsye konsultimesh sensitive, do të formojë një këshill të vogël të përbërë nga ministri i Luftës, ministri i Çështjeve Strategjike dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së Brendshme në vend të kabinetit të Luftës.
-
Blinken dhe Bin Farhan konsultohen për armëpushimin në Gaza
Qershor 18, 2024 09:23Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Faisal bin Farhan, për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë situatën në Gaza dhe Sudan.
-
SHBA dhe Izraeli përdorin urinë për të arritur qëllimet politike në Gaza
Qershor 17, 2024 17:21Zyra e medias në Gaza dënoi përdorimin e urisë si një mjet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për të arritur qëllimet e tyre politike në Gaza, pavarësisht situatës katastrofike humanitare në territorin e rrethuar palestinez.
-
Biden pohon: Në luftën e Gazës, u vranë shumë palestinezë të pafajshëm
Qershor 17, 2024 07:13Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha dje në fjalimin e tij me rastin e Kurban Bajramit: "Shumë palestinezë të pafajshëm, duke përfshirë mijëra fëmijë, u vranë. Familjet lanë shtëpitë e tyre dhe panë komunitetet e tyre tek shkatërroheshin".
-
Hamasi: Po shfaqen shenja të humbjes së armikut përballë palestinezëve
Qershor 16, 2024 17:18Kreu i byrosë politike të Hamasit vlerësoi qëndresën e palestinezëve përballë ofensivave izraelite kundër Gazës. Ai theksoi se të gjitha shenjat tregonin gjithnjë e më shumë se regjimi sionist po e humbiste luftën.
-
Abu Obeidah: Operacioni në Rafah edhe një herë konfirmoi mposhtjen e armikut
Qershor 16, 2024 08:29Zëdhënësi i Brigadave al-Kassam, krahut ushtarak të Lëvizjes së Rezistencës Islamike "Hamas", në një mesazh, duke iu referuar vrasjes së tetë ushtarëve sionistë në Rripin e Gazës theksoi: "Operacioni i kombinuar dhe i veçantë që u krye të shtunën në Rafah ishte një rikonfirmim i disfatës së armikut kundrejt Rezistencës Palestineze. Ky operacion i dha goditje të fuqishme ushtrisë së regjimit sionist."
-
Pezullohen përkohësisht operacionet ushtarake në jug të Rripit të Gazës
Qershor 16, 2024 08:21Sot ushtria sioniste njoftoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.
-
Palestinezët: Tërheqja e plotë e trupave izraelite mënyra e vetme për lirimin e robërve
Qershor 15, 2024 17:16Krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës së Xhihadit Islamik Palestinez ka përsëritur se Izraeli duhet të përfundojë ofensivën e tij dhe të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Rripi i Gazës nëse dëshiron lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi.
-
Barak: Lufta kundër Gazës ka dështuar
Qershor 15, 2024 17:15Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak pranoi se lufta e regjimit izraelit kundër Rripit të Gazës kishte dështuar dhe se të burgosurit sionistë duhet të kthehen në marrëveshje me rezistencën palestineze.