-
Ukraina konfirmon takimet sekrete me komandantët e NATO-s
Gusht 28, 2023 07:34Këshilltari i presidentit ukrainas ka thënë se zyrtarët ushtarakë ukrainas takohen shpesh me komandantët e lartë të NATO-s dhe diskutojnë situatën për fushën e betejës në Ukrainë.
-
Ndalohet veshja e hixhabit islam në shkollat franceze
Gusht 28, 2023 08:34“Gabriel Atal”, ministri i arsimit i Francës, të dielën ka njoftuar se veshja e hixhabit islam nga vajzat me mbulesë në shkollat e këtij vendi është e ndaluar.
-
Shkarkohet ministri i jashtëm libian pas takimit me ministrin e jashtëm të regjimit sionist
Gusht 28, 2023 08:34Pas takimit të ministrave të jashtëm të Libisë dhe Izraelit në Romë, “Najla Manghosh” u shkarkua nga detyra.
-
Konfirmohet vdekja e Prigozhin
Gusht 27, 2023 16:47Komiteti Hetimor i Rusisë deklaroi të dielën se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur.
-
Zelensky pret më shumë ndihma për Ukrainën
Gusht 27, 2023 16:46Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.
-
Ministri i Jashtëm hungarez: Evropa po “shkatërron” veten duke mbështetur Ukrainën
Gusht 27, 2023 16:44Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë deklaroi se bota po qesh me politikat e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe tha se Evropa në fakt po “shkatërron veten” në emër të mbështetjes së Ukrainës.
-
Protesta anti-franceze në Niger
Gusht 27, 2023 16:43Sipas raportimeve, mijëra banorë të Nigeri u mblodhën pranë bazës më të madhe ushtarake franceze në vend dhe kërkuan tërheqjen e forcave ushtarake franceze nga vendi i tyre.
-
Zjarret në Greqi dalin jashtë kontrollit
Gusht 27, 2023 16:42Për të nëntën ditë vijon beteja me zjarret në rajonin Evros të Greqisë, me frontin kryesor në zonën e Leptokaryas.
-
Të shtënat me armë zjarri nga një racist në Florida
Gusht 27, 2023 07:22Policia e shtetit të Floridës njoftoi se tre shtetas me ngjyrë u vranë pasi një burrë racist qëlloi me armë zjarri në një dyqan në qytetin Jacksonville të Floridas.
-
Qytetarët e Koresë së Veriut lejohen të kthehen në shtëpi
Gusht 27, 2023 07:22Pas disa vite kufizimesh të rrepta për korona, Koreja e Veriut më në fund ka lejuar qytetarët e saj që ndodhen jashtë vendit të kthehen në vendin e tyre.