Qershor 16, 2023 10:06 Europe/Tirane
  • Të paktën 9 persona janë arrestuar pas fundosjes së varkës së emigrantëve në Greqi

Të paktën 9 persona janë arrestuar pas fundosjes tragjike dhe të tmerrshme të një varke që transportonte emigrantë në ujërat territoriale greke.

Sipas Guardian; Operacioni i kërkimit në katastrofën që vrau të paktën 78 persona pritet të vazhdojë të paktën deri të premten në mëngjes.  78 vdekje janë konfirmuar deri më tani, por policia greke beson se më shumë se 500 njerëz janë të zhdukur, pasi dëshmitarët thonë se më shumë se 100 fëmijë ndodheshin në bord nën kuvertë dhe mund të jenë në mesin e të vdekurve.  Gati 12 varka - duke përfshirë ato nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian Frontex, forcat e patrullimit kufitar grek dhe avionët ushtarakë të forcave ajrore të vendit - janë duke kërkuar për të zhdukurit.  Njerëz nga e gjithë bota kanë fluturuar drejt Greqisë për të mësuar për fatin e të dashurve të tyre. Të enjten, mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe në qytetin verior të Selanikut, ku kërkuan lehtësimin e masave të BE-së për imigracionin, për të parandaluar kështu një tjetër tragjedi si kjo.

Tags