Korrik 08, 2023 10:39 Europe/Tirane
  • Rama: Open Balkan hapi shumë rrugë të reja, çfarë më thanë në Bosnjë

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me homologun malazez, Dritan Abazoviç se Open Balkan është një iniciativë nga shumë të tjera, që janë plotësuese për të rritur ndërveprimin në rajon.

Sipas tij ka shumë gjëra të reja që kanë ardhur nga Open Balkan që janë pozitive si nisma dhe s’kanë pse të lihen pa u realizuar, madje ai ndau dhe një qëndrim që mori gjatë vizitës në Bosnjë Hercegovinë.Nuk është kompani që e kam hapur unë. Unë kam opinionin tim, por sigurisht që do të duhet t’i ballafaqojmë këto opinione dhe me të tjerët dhe të shohim përpara. Ndërkohë, edhe njëherë, Ballkani i Hapur nuk është kamion, që u nisëm dhe po e lëmë në rrugë se po kapim ndonjë tren. Është një nismë komplomentare, ka 72 nisma të tjera në këtë rajon, 72 janë shpikur. Edhe unë kur kam dëgjuar numrin jam llahtarisur, 72 nisma dhe sa më shumë t’i numërosh, aq më shumë të vjen të ikësh me vrap nga çdo nismë, por askush nuk merret me to, merren me Ballkanin e Hapur, a u hap, a u mbyll. Një gjë që është hapur, është hapur. Tani ne këtu duhet të hapim sa më shumë gjëra, jo të mbyllim ato që mezi janë hapur. Ndërkohë që sa i përket Ballkanit të Hapur unë e përsëris që do të fokusohemi te Procesi i Berlinit sepse kemi një oportunitet historik. Ballkani i Hapur ka hapur panairin e verave, si thoni ju ta mbyllim tani? Ose Ballkani i Hapur ka hapur një sërë rrugësh ndërveprimi mes vendeve tona që janë rrugë të cilat i kërkojnë dhe të tjerët. Për shembull, unë vij nga Sarajeva dhe e dini çfarë më thanë në Sarajevë? Ata nuk kanë aderuar te Ballkani i Hapur se dhe ata kanë qenë nën presionin e teorivë të konspiracionit, por fatmirësisht kishin rënë në një konsensus më në fund që mos të pihej cigare në godinën e kryeministrisë, se dhe për atë kanë pasur mendime të ndryshme për shumë vite. Më thanë që Ballkanin e Hapur jua kërkojnë të gjithë sipërmarrësit. Ju thonë pse nuk futeni në Ballkanin e Hapur se ne duam të tregtojmë lirisht. Këtë më thanë, – u shpreh Rama.

Tags