Shtator 07, 2023 16:16 Europe/Tirane
  • Reuters e pyet nëse NATO po i mbyllë sytë ndaj Serbisë, Stoltenberg: S’është ashtu, ia kam thënë Vuçiqit…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk është e vërtetë që aleanca perëndimore ushtarake po i mbyllë sytë ndaj veprimeve të Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Thuhet se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO po i mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, ndërsa Kosova ka ndihmuar në sanksionimin e Rusisë”, ishte pyetja e një gazetari të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters në konferencën e përbashkët për media të shefit të NATO-s dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit Stoltenberg dhe Osmani kanë dalë në një konferencë për mediat.

I pari që mori fjalën ishte shefi i NATO-s, i cili u shpreh se me presidenten e Kosovës, diskutuan për situatën në veri dhe për misionin e ruajtjes së paqes së vazhdueshme në Evropë.

“Sapo diskutuam tensionet në veri të Kosovës, dhe misionin për ruajtjen e paqes së vazhdueshme në Evrope.

Në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur 33 persona, një situatë aspak serioze dhe e pranueshme për stabilitetin e Rajonin.

E shoh këtë me rëndësi maksimale dhe duhet të takohen pikat maksimalisht. Çdo largim i forcave të policisë nga veriu u Kosovës, kërkon përfshirjen e KFOR dhe konsulta të veprimeve nga policia e Kosovës, që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit.

NATO ka qindra trupa në Kosovë, jemi të gatshëm të përmbushim mandatin tonë, për të siguruar paqen në Kosovë.

Jemi në kontakt me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe Serbi, sa i përket pikave të ndërmarra nga Kosova për të ulur tensionet.

Për zgjedhjet në veri të Kosovës, për të mos pasur tensione në vazhdimësi, të gjithë personat duhet të veprojnë.

Jam duke përshëndetur edhe vijimin e një takimi javën tjetër, për të vijuar për të folur për të gjitha pikat e nevojshme.

Është një mundësi e Kosovës e cila është shprehur e gatshme të punojë në lidhje edhe me paqen dhe sigurinë euro atlantike” tha Stoltenberg.

Tags