Qershor 26, 2024 07:38 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje rrit fuqinë e Iranit në rajon dhe në botë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se pjesëmarrja e lartë e votuesve në zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit është thelbësore për të rritur fuqinë dhe ndikimin e vendit në rajon dhe më gjerë.

Naser Kanani i bëri këto komente të mërkurën në një postim në llogarinë e tij në rrjetin X.

Iranianët përgatiten për zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 28 qershorit, pas martirizimit të Presidentit Ebrahim Raisi në një aksident ajror në Iranin veriperëndimor më 19 maj.

Kanani tha se zgjedhjet në Iran demonstrojnë demokraci fetare dhe shtoi se pjesëmarrja e gjerë e iranianëve në zgjedhje, së bashku me rolin e tyre me ndikim në menaxhimin e vendit, do të rrisë fuqinë kombëtare në avancimin e qëllimeve të politikës së jashtme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se prania e gazetarëve të shumtë dhe të njohur të mediave të huaja në Iran për të mbuluar zgjedhjet nxjerr në pah vëmendjen ndërkombëtare për këtë ngjarje të rëndësishme politike.

Kanani tha gjithashtu se roli me ndikim i Iranit në rajon demonstrohet në praninë e 180 gazetarëve të huaj për mbulimin e zgjedhjeve.

 

Tags