Tapeti i kuq i perëndimit për terroristët me afat të skaduar "Monafekin"
(last modified Tue, 31 May 2016 12:53:06 GMT )
May 31, 2016 14:53 Europe/Tirane
  • Tapeti i kuq i perëndimit për terroristët me afat të skaduar

Në kohën kur zëri i funksionarëve perëndimor në mbështetje ndaj të drejtave të njeriut ka shurdhuar edhe veshët e planetëve të tjera, në vendet evropiane po vërejmë manovrimin e lirë të elementëve të terrorit dhe dhunës.

Gjatë ngjarjeve përkatëse me arrestimin e një prej autorëve të shpërthimit në zyrën e "Partisë Republika Islamike" në vitin 1981 në Iran, është vërejtur përsëri përkrahja e hapur e perëndimit ndaj terroristëve të njohur të grupit Monafekin. Shqipëria e cila është bërë një qendër e re në Evropë për strehimin e terroristëve, ende vepron në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare dhe nuk pranon ta ekstradojë terroristen e njohur Fahime Arvani tek autoritetet iraniane. Në lidhje me këtë ekzistojnë disa çështje të cilat nuk mund të anashkalohen me lehtësi: e para, si i janë hapur rrugët në vendet evropiane për qarkullim të lirë terroristes Fahime Arvani dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës terroristëve Monafekin të cilët kanë vrarë dhe terrorizuar 17 mijë qytetarë iranianë? A nuk ishin në dijeni aparatet e sigurisë dhe të politikës së perëndimit për natyrën e këtyre personave dhe për krimet që janë kryer nga ata?! Me të vërtetë personat terroristë të njohur si Kashmiri, Kolahi, Arvani dhe terroristët e tjerë si Masud Raxhavi dhe Marjam Ghaxhar Ezodanlu, Mahdi Abrishamçi etj., çfarë garantimi kanë marrë nga perëndimi në lidhje me krimet dhe veprimet e tyre terroriste që kanë kryer në Iran? Për çfarë arsye vendet evropiane janë shndërruar në një territor gjeografik ku individë të tillë terroristë kalojnë jetën e tyre më të ulët nën hijen e ndihmave financiare të autoriteteve të sigurisë dhe politike të perëndimit? Ai që dihet e sigurt, është fakti se populli iranian ende është i lënduar për shkak të tragjedisë së krijuar nga shpërthimi terrorist i vitit 1981. Martirizimi i personaliteteve të shquara iraniane si Bahashti, Raxhai, Bahonar, Motahari etj., konsiderohet një humbje e madhe për popullin e Iranit. Autorët e këtyre vrasjeve terroriste aktualisht qëndrojnë në territoret e vendeve dhe nën mbrojtjen e shteteve të cilat pretendojnë se janë mbrojtëse të të drejtave të njeriut në botë. Në vitin 2003, autoritetet e Francës arrestuan Marjam Ghaxhar Ezodanlu me akuzë të përpjekjeve për likuidimin e 25 ish-anëtarëve të grupit terrorist Monafekin. Krimi i Marjam Raxhavi dhe të shoqëruesve të saj ishte aq shumë i qartë saqë edhe vet socialistët përkrahës të grupit terrorist Monafekin në Francë preferuan të heshtin ndaj çështjes së arrestimit të saj me qëllim që ta qetësojnë situatën? Megjithëkëtë, Marjam Raxhavi u lira me përkrahjen në prapaskenë të lobit sionist në perëndim dhe vazhdoi veprimet terroriste të saj kundër Iranit. Një proces i ngjashëm është vërejtur edhe gjatë procesit të gjykimit të terroristit Abrishamçi i cili ishte arrestuar me akuza të rënda për pastrim parash. Mirëpo numri 2 i grupit terrorist Monafekin i shpëtoi dënimit të sigurt fal mbështetjes së aparatit të sigurisë së Francës. Këtyre ditëve përsëri u kujtua personaliteti i martirit Ajetullah Bahashti në opinionin publik të Iranit. Këtë vit bëhen 35 vjet nga martirizimi i këtij personaliteti të njohur iranian i cili u vra në shpërthimin terrorist të vitit 1981, në kohën kur terroristët që kanë kryer këtë krim janë nën mbështetjen dhe mbrojtjen e qeverive dhe autoriteteve të sigurisë së shteteve perëndimore. Me keqardhës është fakti megjithë dëshmitë dhe faktet e qarta të paraqitura nga Republika Islamike e Iranit, policia ndërkombëtare (Interpoli) edhe pse është e informuar shumë mirë rreth natyrës së këtyre personave terroristë, në vend që të arrestojë sipas ligjit dhe përgjegjësisë që ka, ka vendosur mbi kokën e tyre ombrellën e mbështetjes dhe mbrojtjes. Një çështje tjetër me rëndësi është fakti se emri i Fahima Arvani është në listën e kriminelëve që kanë vrarë edhe me qindra qytetarë irakianë dhe ajo në këtë listë figuron si shefja e shtabit të ushtrisë çlirimtare të grupit terrorist Monafekin që kryen krime kundër qytetarëve irakianë. Me fjalë të tjera, Shqipëria aktualisht është shndërruar në një strehim dhe mburojë për një terrorist të njohur ndërkombëtar që është përgjegjës për derdhjen e gjakut të mijëra personave të pafajshëm. Në fund, populli iranian kurrë nuk do të harrojë gjakun e martirëve të shpërthimit terrorist të vitit 1981, si dhe të mijëra viktimave të tjera të shkaktuar nga veprimet terroriste të këtij grupi. Prandaj është e natyrshme kërkesa për arrestimin dhe gjykimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin kurrë nuk do të hiqet nga fjalori i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Megjithëkëtë sjelljet e fundit të qeverisë së Shqipërisë ka vërtetuar edhe njëherë mbështetjen e drejtpërdrejtë të perëndimit ndaj terrorizmit. Kjo mbështetje nuk do të ketë dobi tjetër, përveç shtimit të shpenzimeve të sigurisë së perëndimit dhe kthimin e sherrit të terrorizmit në Evropë. Mirëpo perëndimi do ta kuptojë këtë gabim vetëm atëherë kur në disa raste situata do të dalë prej kontrollit, çështje kjo për të cilën kanë paralajmëruar seriozisht edhe shumë politikanë të pavarur perëndimorë.

Tags