Një ish-anëtare e Moxhahedine Khalk: Shqipëria gaboi rëndë me pranimin e monafekinëve
(last modified Sat, 02 Apr 2016 08:06:26 GMT )
Prill 02, 2016 10:06 Europe/Tirane
  • Një ish-anëtare e Moxhahedine Khalk: Shqipëria gaboi rëndë me pranimin e monafekinëve

Një ish-anëtare e grupit terrorist Monafekin, deklaroi se qeveria e Shqipërisë ka gabuar rëndë me pranimin e pjesëtarëve të Organizatës Moxhahedine Khalk, sepse ata kanë kryer trajnime terroriste dhe janë të rrezikshëm për Evropën.

N. Singelton (Anne Khodabande), ish-anëtare e grupit terrorist Monafekin (Moxhahedine Khalk), në një intervistë me DW foli në lidhje me transferimin e pjesëtarëve të grupit Monafekin nga Iraku në Shqipëri. Ajo tha: “Nëse organizata Moxhahedine Khalk (Monafekin) transferohet në Shqipëri si një organizatë, atëherë padyshim se ky vend do të përballet me një rrezik të vërtetë. Pjesëtarët e kësaj organizate edhe nëse duhet të pranohen në ndonjë vend, duhet të pranohen në mënyrë individuale dhe ata duhet të kalojnë fazat e pastrimit nga radikalizmi dhe ekstremizmi derisa të kthehen në kushtet e zakonshme. Nuk duhet lejuar pjesëtarët e grupit Monafekin që përsëri të organizohen si një grup militant.

A do të rezultojë me një kërcënim terrorist për Evropën pranimi i pjesëtarëve të grupit Monafekin në Shqipëri?

N. Singelton: Ka shumë rëndësi që ta kujtojmë se secili prej pjesëtarëve të kësaj organizata të cilët janë transferuar në Shqipëri, janë të radikalizuar deri në nivelin më të lartë. Ata për më shumë se 30 vite në Irak kanë kryer trajnime për operacione terroriste, prandaj në mënyrë të papritur nuk mund ta ndërrojnë natyrën e vet vetëm për këtë shkak se emri i këtij grupi është hequr nga lista e organizatave terroriste. Pjesëtarët e kësaj organizate ende janë terroristë. Shumica e tyre kanë marrë trajnime speciale nga Garda Speciale e Sadam Huseinit, trajnime si për prodhimin e bombave, për zbatimin e strategjive terroriste, për mbledhjen e informacionit dhe për torturimin e personave. Gjithashtu thuhet se ky grup për herë të parë ka zbuluar operacionet kamikaze. Prandaj pranimi i pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin nga autoritetet e qeverisë së Shqipërisë vetëm me këtë arsye këta pjesëtarë aktualisht janë të moshuar dhe kanë konsumuar energjinë e tyre operative, është një veprim shumë i gabuar! Ndoshta pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin më nuk mund të kenë efikasitetin e duhur si një forcë luftëtare, mirëpo ata posedojnë aftësi dhe eksperienca terroriste të cilat mund t’i bartin tek të tjerët dhe në këtë mënyrë këto potenciale terroriste mund të vendosen në dispozicion të grupeve të tjera terroriste. Disa prej pjesëtarëve të organizatës terroriste Monafekin janë të ekspertë të krimeve të tjera si pastrimit të parave, trafikimit të qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve dhe llojet e tjera të korrupsionit.

Qeveria e Irakut për çfarë arsye nuk dëshiron t’i mbajë pjesëtarët e organizatës terroriste Monafekin në Irak?

N. Singelton: Pjesëtarët e organizatës terroriste Monafekin kujtohen edhe si ushtria private e Sadam Huseinit, ish-diktatorit të Irakut. Përgjegjësia për vrasjen e 25000 civilëve irakiane duke përfshirë kurdët në veri dhe myslimanët shiitë në jug të Irakut, është mbi supe të organizatës terroriste Monafekin. Për këtë arsye ky grup terrorist ka shumë armiq në Irak dhe në asnjë mënyrë nuk mund të garantohet siguria e pjesëtarëve të këtij grupi. Pas rrëzimit të ish-diktatorit irakian Sadam Husein, grupi terrorist Monafekin e deklaroi vetën aleat të ushtrisë së Amerikës dhe u çarmatos. Përgjatë disa viteve forcat irakiane të sigurisë arritën të mbledhin informacione të mjaftueshme të cilat tregojnë se grupi terrorist Monafekin në mënyrë aktive ka përkrahur forcat e lidhura me organizatën terroriste Al Kaida dhe grupin takfirist ISIS, prandaj vazhdon të jetë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Grupi terrorist Monafekin aktualisht për çfarë arsye mund të jetë një kërcënim serioz për Shqipërinë?

N. Singelton: Është e qartë se krerët e grupit terrorist Monafekin, do të thotë Masud dhe Marjam Raxhavi po planifikojnë krijimin e një ambienti të sigurt për vete dhe për shumicën e pjesëtarëve të këtij grupi në Shqipëri. Ata synojnë përsëri të krijojnë një ambient të mbyllur siç e kishin në Irak, në Amerikën Veriore dhe në Evropë, në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre pa kufizime ligjore. Në Shqipëri, qëllimi i tyre është pikërisht ky duke shfrytëzuar rrethanat e sigurisë, atmosferën shoqërore dhe shtetërore të këtij vendi, të ndërtojnë një territor për vete jashtë kufizime ligjore dhe gjyqësore.

Tags