Qershor 17, 2024 09:06 Europe/Tirane
  • Një foto e një irakiani të quajtur Abdo Hossein Saad Faleh duke u torturuar nga forcat amerikane
    Një foto e një irakiani të quajtur Abdo Hossein Saad Faleh duke u torturuar nga forcat amerikane

Pars Today - Duke publikuar një shënim në faqen e internetit të Washington Post, Brian P. Walsh rrëfimin mbi praninë e ushtarëve amerikanë në Japoni gjatë Luftës Botërore nuk e konsideron si të përshtatshme për imazhin e Amerikës dhe beson se narrativat e saj mund të vihen në dyshim.

Titulli i artikullit të publikuar në Washington Post është: "Si hyri në librat e historisë një njollë e brutalitetit të ushtarëve amerikanë?" Sipas Pars Today, autori i artikullit në fillim të tekstit të tij përmend Shigeru Yoshida, kryeministrin e Japonisë, i cili hapi rrugën për praninë e pushtuesve amerikanë. Në këtë artikull, bashkëpunimi me forcat pushtuese dhe dorëzimi i kombit është paraqitu si një çështje racionale. Vlen të përmendet se teksti nuk përmend bombardimin atomik të Japonisë nga Shtetet e Bashkuara. Vetëm një vend ka përdorur ndonjëherë një bombë atomike në luftë; Kjo ndodhi dy herë dhe në të dyja herët bomba atomike u përdor kundër popullit japonez. Është interesante se teksti i Washington Post përmend urrejtjen dhe paragjykimin e opinionit publik kundër Shteteve të Bashkuara në çështjen e luftës japoneze, por nuk përmend bombardimin historik më të çuditshëm dhe më vdekjeprurës ndaj civilëve. Në këtë shënim, librat historikë që rrëfejnë krimet e pushtuesve amerikanë janë interpretuar si tekste të cunguara, të njëanshme dhe krejtësisht të rreme. Në vazhdim të tekstit, përdhunimi i grave japoneze në provincën Kanagawa nga forcat amerikane në 10 ditët e para të pushtimit është vënë në dyshim dhe është hedhur poshtë pa përmendur faktin historik të 1366 raste të përdhunimeve që iu bënë grave në këtë krahinë. Ky tekst pranon vetëm statistikat e 1100 shkeljeve të bëra nga forcat aleate (si forcat amerikane ashtu edhe vendet e tjera aleate) gjatë 6 viteve të pushtimit.

Rrënojat e mbetura nga sulmi atomik i SHBA-së në Japoni

Në një pjesë tjetër të këtij artikulli, autori përpiqet të minimizojë shkallën e lartë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme tek ushtarët amerikanë. I lodhur nga atmosfera anti-amerikane në libra dhe burime akademike mbi pushtimin japonez, Brian P. Walsh më tej shkruan: Politizimi i historisë në arsimin e lartë në SHBA është kaq i madh saqë në këtë drejtim edhe historianët relativisht neutralë, nuk mund të mos ndikohen nga paragjykimet mbizotëruese antiamerikane. Në vazhdim të artikullit të tij, autori akuzon studiuesit historikë për paragjykime dhe thotë: “Paragjykimi që sot është në modë beson se Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht ushtria e saj janë forca agresive dhe për këtë arsye të paaftë për të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv në botë”. Një nga të akuzuarit për njëanshmëri të cilit autori i është drejtuar në këtë artikull është z. John W. Dower, i cili në vitin 2019 i quajti ofenduese marrëdhëniet mes Amerikës dhe Japonisë. Ai në një intervistë tha: "Ne kundërshtojmë vazhdimin e traktatit të sigurisë SHBA-Japoni, i cili ka kërcënuar pavarësinë e Japonisë, duke e kthyer Japoninë në një mburojë të perandorisë amerikane dhe duke e detyruar atë të mbajë një qëndrim armiqësor ndaj Kinës. " Kritikat e sjelljes thuajse koloniale të Amerikës me Japoninë kanë bërë që autori i faqes së internetit të Washington Post, profesor në Universitetin e Masaçusetsit dhe studiues i marrëdhënieve amerikano-japoneze, ta quajë atë fanatik. Në përgjithësi, kjo situatë e çuditshme mund të vijë për shkak të mungesës së madhe të punës së mediave japoneze dhe profesorëve të historisë, shkencave shoqërore etj. , si dhe mosgatishmërisë së qeverisë së nënshtruar japoneze për të mbrojtur ngjarjet historike të japonezëve të shtypur, ndërkohë që disa media kryesore amerikane po kërkojnë të shtrembërojnë historinë dhe të justifikojnë krimet e tyre kundër këtij vendi. Shumë kritikë besojnë se Japonia, me mangësitë e saj në fushën e masmedias dhe luftës mediatike, ka bërë që vendin e një xhelati të tillë si Amerika ta zëvendësojë me vetveten, e cila ishte vetë viktima dhe të pranojë trillimet se Japonia ishte shkaktare e përdorimit të bombës atomike nga amerikanët dhe si rezultat diskutime të tilla të çojnë në fshirjen dhe lënien në harresë të brutalitetit amerikan.

Demonstratat e popullit japonez kundër përdhunimit të grave japoneze nga ushtarët amerikanë

 

 

Tags