Reagimi i Ministrisë së Jashtme ndaj sanksioneve të reja të BE-së kundër Iranit
(last modified Sat, 01 Jun 2024 07:46:31 GMT )
Qershor 01, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Reagimi i Ministrisë së Jashtme ndaj sanksioneve të reja të BE-së kundër Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër veprimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj disa zyrtarëve dhe institucioneve iraniane.

Nasser Kanani në një deklaratë për mediat lidhur me këtë ka thënë: Bashkimi Evropian, i cili gjatë muajve të fundit ka qenë pasiv dhe joefektiv në trajtimin e katastrofës humanitare në Gaza dhe Palestinë dhe për këtë është kritikuar nga opinioni publik evropian dhe njerëzit në mbarë botën, edhe një herë në vend që të fokusohet në krimet e luftës të regjimit sionist në Gaza, të dënojë dhe sanksionojë këtë regjim kriminal, ka përfshirë në listën e tij të sanksioneve disa autoritete dhe institucione udhëheqëse dhe efektive iraniane që janë aktive në përballjen me terrorizmin dhe garantimin e sigurisë së qëndrueshme në rajon. Ai deklaroi: Është për të ardhur keq që Bashkimi Evropian, duke iu drejtuar pretendimeve dhe akuzave të përsëritura, absurde dhe të pabaza, duke injoruar realitetet në terren në Azinë Perëndimore dhe duke vazhduar qasjen e tij të dështuar dhe joefektive, iu drejtua edhe një herë mjetit të vjetërsuar dhe joefektiv të sanksioneve kundër Iranit dhe ka preferuar arritjen e kënaqësisë së regjimit sionist dhe të Shteteve të Bashkuara në vend të interesave të Bashkimit Evropian dhe të kombeve evropiane. Duke theksuar vazhdimësinë e politikave parimore të Republikës Islamike të Iranit, veçanërisht në sigurimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare dhe duke kritikuar ashpër veprimet e dyfishta të Bashkimit Evropian, Kanani u shpreh; Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën e saj për t'iu përgjigjur kësaj qasjeje destruktive të Bashkimit Evropian.

Tags