Qershor 18, 2024 13:03 Europe/Tirane
  • Amerika vendos Lëvizjen

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka vendosur lëvizjen "Ansarullah Al-Awfiya" të Irakut dhe sekretarin e përgjithshëm të saj Haydar Maz'har Al-Saeidi në listën e "terroristëve globalë".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha në një deklaratë në faqen e internetit të kësaj ministrie: "Ansarullah al-Awfiya është një grup militant irakian dhe është pjesë e Rezistencës Islamike të Irakut."

Duke përsëritur pretendime të pabaza dhe të padokumentuara, Miller pohoi: "Rezistenca Islamike e Irakut është një grup gjithëpërfshirës që përfshin milici dhe grupe terroriste të rreshtuara me Iranin, dhe 'Kataib Hezbollah', Lëvizja 'Al-Nuxhaba' dhe 'Kataib Sejjid al-Shoheda', të cilat janë në listën amerikane të organizatave terroriste, janë gjithashtu të pranishme në të."

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit shtoi: "Rezistenca Islamike e Irakut ka sulmuar në mënyrë të përsëritur forcat e koalicionit global për mposhtjen e ISIS-it në Irak dhe Siri dhe është përgjegjëse për dhjetëra sulme të fundit ndaj personelit ushtarak amerikan në Irak dhe Siri, përfshirë edhe sulmin me dron në janar që vrau tre ushtarë amerikanë në Kullën 22 në Jordani, sulm të cilin e ka marrë përsipër."

Në vazhdim të deklaratës së tij, Miller tha: "Për më tepër, 'Ansarullah al-Awfiya' ka kërcënuar publikisht se do të vazhdojë të sulmojë interesat amerikane në rajon."

 

Tags