-
Gazetari rus vritet në një sulm me dron në Ukrainë
Qershor 16, 2024 16:13Një dron ukrainas ka vrarë një gazetar rus në qytetin Vugledar në rajonin perëndimor të Donetskut.
-
Biden zgjat urdhrin e gjendjes së jashtëzakonshme për Ballkanin
Qershor 16, 2024 17:10Me argumentin situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, presidenti amerikan Joe Biden e zgjati edhe me një vit urdhrin ekzekutiv për gjendje të jashtëzakonshme në rajon.
-
Rekomandimi i Iranit për G7-ën: Distancohuni nga politikat shkatërruese të së kaluarës tuaj
Qershor 16, 2024 08:45Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të pretendimeve të bëra në deklaratën e liderëve të vendeve të Grupit G7-të në lidhje me Teheranin, tha: "Çdo përpjekje për të lidhur luftën në Ukrainë me bashkëpunimin dypalësh mes Iranit dhe Rusisë është një akt vetëm me qëllime të njëanshme politike."
-
Raportuesi i OKB-së bën thirrje për sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit
Qershor 16, 2024 08:41Michael Fakhri, Raportuesi Special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, tha: "Ajo që ne kemi nevojë tani është vendosja e sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Izraelit."
-
Konsultime telefonike mes Bagherit dhe ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza
Qershor 16, 2024 08:38Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës Islamike të Iranit, Ali Bagheri, zhvilloi një bisedë telefonike me Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, lidhur me çështjet me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në Gaza.
-
Vazhdojnë protestat kundër Netanyahut
Qershor 16, 2024 08:29Protestat kundër Netanyahut në territoret e pushtuara u kthyen në demonstrata të dhunshme, pasi forcat e policisë në Tel Aviv sulmuan protestuesit dhe arrestuan disa prej tyre.
-
Abu Obeidah: Operacioni në Rafah edhe një herë konfirmoi mposhtjen e armikut
Qershor 16, 2024 08:29Zëdhënësi i Brigadave al-Kassam, krahut ushtarak të Lëvizjes së Rezistencës Islamike "Hamas", në një mesazh, duke iu referuar vrasjes së tetë ushtarëve sionistë në Rripin e Gazës theksoi: "Operacioni i kombinuar dhe i veçantë që u krye të shtunën në Rafah ishte një rikonfirmim i disfatës së armikut kundrejt Rezistencës Palestineze. Ky operacion i dha goditje të fuqishme ushtrisë së regjimit sionist."
-
Pezullohen përkohësisht operacionet ushtarake në jug të Rripit të Gazës
Qershor 16, 2024 08:21Sot ushtria sioniste njoftoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.
-
Ish-zyrtari iranian Hamid Nouri kthehet në atdhe pas një burgimi të gjatë në Suedi
Qershor 15, 2024 17:22Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani ka konfirmuar se Hamid Nouri, një ish-zyrtar i drejtësisë iraniane, i cili ishte burgosur ilegalisht në Suedi për akuza të motivuara politikisht, është liruar nga burgu dhe është kthyer në Iran.
-
Lideri Suprem pret medalistët e Olimpiadave shkencore
Qershor 15, 2024 17:21Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka pritur një grup elitash akademike iraniane dhe fitues medaljesh.