Qershor 16, 2024 12:08 Europe/Tirane
  • Konsultime telefonike mes Bagherit dhe ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me zhvillimet e fundit në Gaza

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës Islamike të Iranit, Ali Bagheri, zhvilloi një bisedë telefonike me Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, lidhur me çështjet me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, në këtë bisedë telefonike, ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke uruar qeverinë dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për festën e Kurban Bajramit, si dhe duke vënë në dukje krimet barbare të regjimit okupator sionist ndaj popullit të Gazës dhe Palestinës, deklaroi: "Është e domosdoshme që të gjitha vendet islame të shfrytëzojnë të gjitha mjetet në dispozicion për të ndalur sa më shpejt të jetë e mundur gjenocidin e sionistëve në Gaza dhe për të ndihmuar njerëzit e shtypur të këtij rajoni."

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke uruar qeverinë dhe popullin e Iranit për festën e Kurban Bajramit, shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij për vdekjen martire të Presidentit Ebrahim Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, duke iu referuar Samitit të Jordanisë për Çështjen e Palestinës, theksoi rëndësinë e dërgimit të ndihmave humanitare dhe marrjen e masave efektive për ndalimin e sulmeve të regjimit sionist dhe deklaroi: "Emiratet e Bashkuara Arabe po bëjnë çmos për të ndalur luftën dhe për të dërguar ndihma humanitare për popullin e Gazës; dhe kjo është detyra jonë njerëzore."

 

Tags