Qershor 16, 2024 12:15 Europe/Tirane
  • Rekomandimi i Iranit për G7-ën: Distancohuni nga politikat shkatërruese të së kaluarës tuaj

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të pretendimeve të bëra në deklaratën e liderëve të vendeve të Grupit G7-të në lidhje me Teheranin, tha: "Çdo përpjekje për të lidhur luftën në Ukrainë me bashkëpunimin dypalësh mes Iranit dhe Rusisë është një akt vetëm me qëllime të njëanshme politike."

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Naser Kan'ani, në një deklaratë për media, në përgjigje të disa prej përmbajtjeve të deklaratës së liderëve të vendeve të G7-ës në lidhje me Iranin, duke theksuar natyrën plotësisht paqësore të programit bërthamor të Republikës Islamike të Iranit, ai e konsideroi deklaratën e Grupit G7-të për rezolutën e fundit anti-iraniane të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, si një konfirmim të qasjes politike të kësaj rezolute dhe themeluesve të saj.

Ai theksoi: "Fatkeqësisht, disa vende, përmes motiveve politike dhe duke iu drejtuar pretendimeve të rreme dhe të paprovuara, po përpiqen të vazhdojnë të përdorin politikën e tyre joefektive dhe të dështuar për të aplikuar dhe vazhduar sanksionet kundër kombit iranian. Prandaj, ne e këshillojmë Grupin G7-të që, duke nxjerrë mësime nga përvojat e mëparshme, të distancohen nga politikat shkatërruese të së shkuarës."

Duke theksuar përkushtimin e palëkundur të Iranit për respektimin e të drejtave të njeriut, Kan'ani vuri në dukje: "Realizimi i qëllimeve të larta të të drejtave të njeriut në arenën ndërkombëtare po përballet tani me sfida të rëndësishme, ndër të cilat më urgjente është indiferenca dhe mosveprimi i liderëve të vendeve të Grupit G7-të kundrejt "vrasjes sistematike dhe të përhapur" të palestinezëve nga regjimi i vetëm i aparteidit në botë, - pra, regjimi pushtues dhe militant i Izraelit, - në territoret palestineze."

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke theksuar rolin konstruktiv dhe stabilizues të Iranit në rrugën e vendosjes së sigurisë së qëndrueshme në rajon, shtoi: "Republika Islamike e Iranit, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të veta kombëtare, do të veprojë me vendosmëri përballë çdo sjelljeje dhe veprimi të pamatur."

 

Tags