Qershor 16, 2024 12:11 Europe/Tirane
  • Raportuesi i OKB-së bën thirrje për sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit

Michael Fakhri, Raportuesi Special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, tha: "Ajo që ne kemi nevojë tani është vendosja e sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Izraelit."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Fakhri, i cili foli për rrjetin televiziv Al-Jazeera, deklaroi: "Uria aktuale në Gaza është një nga uritë më të mëdha në histori."

Raportuesi i posaçëm i OKB-së tha: “Ekspertët e pavarur ndërkombëtarë i konsiderojnë ngjarjet aktuale në Gaza si gjenocid”.

Ai deklaroi: "Amerika dhe vendet e tjera që ofrojnë ndihmë humanitare nëpërmjet rrugëve ajrore duhet të fokusohen në presionin ndaj Izraelit për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të lejuar që ndihmat humanitare të hyjnë lirisht në Gaza."

Deklaratat e raportuesit Michael Fakhri janë bërë disa orë pasi Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dje, të shtunën në ​​një deklaratë, duke paralajmëruar për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës njoftoi: "Ndërkohë që Izraeli vazhdon të vendosë kufizime për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, më shumë se 50,000 fëmijë në qytetin e Gazës janë të kequshqyer rëndë."

Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se me vazhdimin e kufizimeve të vendosura në rrugën e importit të ndihmave humanitare në Gaza, banorët e kësaj zone ende po vuajnë nga uria e rëndë.

 

Tags