Ceremonia e këndimit të lutjes së Arbainit në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik
(last modified Thu, 08 Oct 2020 14:39:13 GMT )
Tetor 08, 2020 16:39 Europe/Tirane
  • Ceremonia e këndimit të lutjes së Arbainit në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik

Ceremonia e këndimit të lutjes së Arbainit është zhvilluar sot në husejnijen "Imam Khomejni (ra) në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Sot e enjte më 20 safar të vitit 1442 hixhri kameri që përkon me 8 tetor të vitit 2020, është Arabaini ose të dyzetat e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë dhe shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelasë.

Njëkohësisht me Arbainin e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, në Teheran u zhvillua ceremonia për këndimin e lutjes së Arbainit me pjesëmarrjen e besimtarëve myslimanë dhe në prani të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Kjo ceremoni u zhvilluar duke respektuar protokollet shëndetësore të shtabit kombëtar për ta luftuar pandeminë Korona në Iran. Ceremonitë për zimbajtjen dhe përkujtimin e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë sot u zhvillua në të gjithë Iranin gjithnjë duke respektuar kufizimet dhe protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë vit për shkak të përhapjes së virusit Korona, dashamirësit e Imam Husejnit (a.s.) dhe besimtarët myslimanë nuk kanë mundur të marrin pjesë në Marshin e Arbainit që organizohet për çdo vit në Irak nga qyteti Naxhaf deri në qytetin Qerbela.

Tags