Qershor 19, 2021 13:43 Europe/Tirane
  • Presidenti i ri i Iranit: Do ta çmoj dhe shpërblej besimin e qytetarëve në mandatin e përgjegjësisë

Huxhetul-Islam Sejed Ibrahim Ra’isi, president i ri i Republikës Islamike të Iranit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Huxhetul-Islam Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë ka shkuar në zyrën e Huxhetul-Islam Ibrahim Ra’isi për ta uruar atë për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ka biseduar me atë për çështje të ndryshme.

Ibrahim Ra’isi pas këtij takimi para gazetarëve, deklaroi: “Në fillim i falënderoj qytetarët iranianë dhe të gjithë popullin e nderuar të Iranit dhe e falënderoj Zotin e madhëruar që u bë shkak për besimin e popullit iranian te unë. Në bashkëpunim me qeverinë aktuale dhe me z. Hasan Ruhani gjatë kësaj periudhe, do të shfrytëzojmë edhe potencialet dhe eksperiencat dhe të arriturat e qeverisë aktuale për realizimin e programeve tona në të ardhmen. Gjithashtu dëshirojmë që të gjithë mendimtarët dhe ekspertët e çështjeve të ndryshme të inkuadrohen që të na ndihmojnë neve me eksperiencën dhe idetë e tyre. Në Qeverinë Popullore do të shfrytëzojmë të gjitha pikëpamjet dhe idetë e çmuara të ekspertëve dhe të qytetarëve dhe shpresojmë që ta kryejmë në mënyrën më të mirë detyrën që na kanë dhënë qytetarët iranianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z Xhamal Aref, kryetari i Komisionit Zgjedhor të Iranit, ka deklaruar se sipas procesverbalit të më shumë se 90% të qendrave të votimit anë e mbanë Iranit, Huxhetul-Islam Ibrahim Ra’isi me 17.800.000 vota nga gjithsej 27.600.000 vota të hedhura në kutitë e votimit, po i prin rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të Iranit.

Abdolnaser Hemati, Mohsen Rezai dhe Amir Husejn Ghazizade Hashemi janë tre kandidatët e tjerë të zgjedhjeve presidenciale të Iranit të cilëto sot me anë të mesazheve të ndara kanë uruar Ibrahim Ra’isi për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Tags