Qershor 19, 2021 14:13 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Anglisë thirret në Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit

Ambasadori i Anglisë në Teheran është thirru në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit për shkak të krijimit të problemeve dhe kryerjes së sulmeve të dhunshme kundër votuesve iranianë në Angli.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunë deklaroi: “Pas krijimit të problemeve dhe pengesave në zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale për qytetarët iranianë në disa qytete të Anglisë si në Londër dhe Birmingham ku votuesit dhe autoritetet e organizimit të votimit janë përballur me ofendime e sharje dhe me sulme të dhunshme nga disa elementë terroristë, anti-revolucionarë dhe kundër demokracisë, Rob McEir, ambasadori i Britanisë në Teheran, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe atij i është dorëzuar një notë proteste e ashpër nga ana e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit ndaj këtyre veprimeve destruktive dhe terroriste”.

Khatibzade ka thënë: “Ambasadorit të Anglisë i është thënë se qeveria dhe policia e këtij vendi ka treguar neglizhencë në kryerjen e detyrës së vet për të garantuar sigurinë e qendrave votimit dhe të votuesve iranian. Autoritetet iraniane gjithashtu i kanë kujtuar ambasadorit anglez se demokracia realizohet pranë kutive të votimit dhe jo me anë të veprimeve të disa elementëve destruktivë dhe terroristë. Në këtë takim autoritetet iraniane gjithashtu kanë kritikuar ashpër edhe veprimet e mediave të huaja në gjuhën persiane që financohen nga Anglia dhe shtetet e tjera të cilat me propagandën e tyre po nxisin veprimet destruktive dhe sulme terroriste”.

Ditën e kaluar gjatë procesit të votimit të iranianëve jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale të Iranit disa elementë terroristë dhe anti-revolucionarë kanë sulmuar qytetarët iranianë që dëshironin të votonin në qendrat e votimit jashtë vendit.

 

Tags