Qershor 19, 2021 17:18 Europe/Tirane
  • Urimet e para nga liderët e shteteve për Presidentin e zgjedhur Ebrahim Raisi, Putin uron i pari

Zyrtarë të lartë të huaj, figura të shquara dhe udhëheqës rajonalë të rezistencës i shprehën urime Sejed Ebrahim Raisi, pasi rezultatet e zgjedhjeve e shpallën atë si fitues të zgjedhjeve presidenciale të Iranit.

Menjëherë pasi u shpallën rezultatet, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë falenderuan popullin iranian për pjesëmarrjen masivisht në zgjedhje dhe i shprehën urime presidentit të zgjedhur. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin u bë udhëheqësi i parë i huaj që i shprehu urime z. Raisi për fitoren e tij. Në një mesazh, Putin përshëndeti miqësinë dhe lidhjet e mira fqinjësore midis Iranit dhe Rusisë, duke shprehur shpresën se të dy kombet do të vazhdonin të shkonin drejt një bashkëpunimi më të ngushtë konstruktiv për çështje me rëndësi dypalëshe dhe ndërkombëtare. Nga ana e tij, Presidenti sirian Bashar al-Asad e përgëzoi z.Raisi në emër të kombit të tij për fitimin e besimit të iranianëve dhe uroi për përparimin dhe mirëqenien e vazhdueshme të Iranit. "Unë uroj që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e progresit dhe të sjellë prosperitet në të gjitha fushat për njerëzit, të cilët i kanë rezistuar të gjitha komploteve dhe presioneve që synonin të thyenin vullnetin e tyre," tha Asad. Ndërkohë, Presidenti Irakian Barham Salih dhe Kryeministri Mustafa al-Kadhimi e përshëndetën z.Raisi për fitoren në zgjedhjet e së Premtes dhe për zgjedhjen në postin e presidentit të ri të Iranit. Kryeministri i Pakistanit gjithashtu përshëndeti fitoren historike të z.Raisi në zgjedhje, duke thënë se ai shpresonte që të dy kombet të zgjeronin lidhjet fqinjësore nën mandatin presidencial të Ebrahim Raisi. "Urime për Shkëlqesinë e tij vëllain tim Ibrahim Raisi për fitoren e tij të shënuar në zgjedhjet e 13-ta presidenciale të Republikës Islamike të Iranit. Presim me padurim të punojmë me të për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona vëllazërore dhe për paqen, përparimin dhe prosperitetin rajonal, "shkroi në një mesazh Kryeministri i Pakistanit Imran Khan.

 

Tags