Përgatitet fushata për vaksinimin e 500-700 mijë dozave të vaksinës kundër Koronas në Iran
(last modified Sun, 11 Jul 2021 12:17:49 GMT )
Korrik 11, 2021 14:17 Europe/Tirane
  • Përgatitet fushata për vaksinimin e 500-700 mijë dozave të vaksinës kundër Koronas në Iran

Ministri i shëndetësisë së Iranit ka bërë të ditur programin për vaksinimin e 500 mijë deri në 700 mijë personave në ditë kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e diele duke kërkuar nga forcat e armatosura që të bashkëpunojnë në përshpejtimin e procesit të vaksinimit në Iran, u ka kumtuar rektorëve të universiteteve të shkencave mjekësore anë e mbanë vendin që të përgatiten për vaksinimin e 500 mijë deri në 700 mijë persona në ditë.

Namaki në takimin e përbashkët e komandantët e Gardës Revolucionare dhe rektorët e universiteteve të shkencave mjekësore, ka thënë: “Sa më shumë që të mund të vaksinojmë qytetarët, do të mënjanohet rreziku që i kanos shtresat më të rrezikuara, madje edhe vetëm një dozë e vaksinës do të ulë me 50% përballjen me probleme kritike për personat”.

Namaki ndër të tjera deklaroi: “Mbi 250 mijë shtetas të Afganistanit kemi trajtuar dhe kuruar gjatë periudhës së pandemisë së virusit Korona të cilët janë përballuar me kushtet më të vështira të mundshme dhe këto shërbime i kemi bërë tërësisht falas dhe asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka dhënë kurrfarë ndihme financiare për Iranin në këtë drejtim. Gjithashtu, forcat e armatosura duhet të inkuadrohen në nivel më të lartë në fushën e administrimit dhe kontrollimit të pikave kufitare për t’u përballur me hyrjen e personave të palejuar”.

Tags