Korrik 26, 2021 17:01 Europe/Tirane
  • Ruhani: Vendet fqinjë duhet të respektojnë drejtësinë në shfrytëzimin e ujit të lumenjve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se vendet fqinjë të Iranit duhet të respektojnë drejtësinë në shfrytëzimin e ujit të lumenjve, deklaroi se në fushën e ambientit duhet të kemi partneritet me vendet e rajonit dhe me vendet fqinjë.

Presidenti i Iranit ditën e hënë gjatë një ceremonie për përurimin e projekteve kombëtare në kuadër të organizatës për zona të lira tregtare dhe ekonomike e ambientaliste, ka thënë: “Sot kemi 15 zona të lira tregtare dhe ekonomike që shpresojmë se do të ndihmojnë vendin në rrugën e bashkëpunimit konstruktiv me vendet fqinjë dhe me botën”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se ambienti përmban dimensione shumë të ndryshme, shtoi: “Çështja e ambientit është prej çështjeve rreth të cilave duhet të kemi partneritet me vendet e rajonit dhe me vendet fqinjë dhe në këtë kuadër duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme në qarqet ndërkombëtare si dhe veprime politike dhe shkencore në fushën e ujit dhe tokës në mënyrë që nëpërmjet koordinimeve, të arrijmë në rrethanat e duhura”.

Tags