Korrik 31, 2021 16:47 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani: Lideri suprem i Revolucionit Islamik ka ndihmuar shtabin kombëtar të përballjes me pandeminë e virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se lideri suprem i Revolucionit Islamik me deklarata dhe me veprime të tij ka ndihmuar punën e shtabit kombëtar për përballje me pandeminë e virusit Korona.

Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, në mbledhjen e sotshme të shtabit kombëtar për përballje me pandeminë e virusit Korona, ka thënë: “Deklaratat udhëzuese dhe veprimet e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik, kanë ndihmuar shumë për të çuar përpara punën e shtabit kombëtar në përballje me virusin Korona”.

Hasan Ruhani shtoi: “Duke marrë parasysh sanksionet, askush nuk pranonte të ndihmonte Iranin në këtë situatë. Ajo që kishte nevojë për mbështetje logjistike, u sigurua me ndihmën e Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe me punën e kompanive me bazë shkencore. Pavarësisht sanksioneve të paligjshme, me punën e Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera si dhe me përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, arritëm të zgjidhim problemet dhe njëkohësisht me këtë forcat e armatosura të Iranit me të gjitha kapacitetet e tyre dolën në skenë dhe dhanë një kontribut të madh në këtë drejtim”.

Ruhani gjithashtu vlerësoi edhe rolin e Radiotelevizionit Shtetëror të Republikës Islamike të Iranit në informimin e qytetarëve në lidhje me pandeminë e virusit Korona dhe rekomandimin e respektimit të protokolleve shëndetësore si dhe në kundërpërgjigje ndaj propagandës së huaj që bëhej për të krijuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe.

Tags