Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Iniciativat shpjeguese neutralizojnë propagandën sulmuese të armikut
(last modified Mon, 27 Sep 2021 13:59:03 GMT )
Shtator 27, 2021 15:59 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Iniciativat shpjeguese neutralizojnë propagandën sulmuese të armikut

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje sulmet propaganduese të armiqve kundër popullit të Iranit për të ushtruar ndikim mbi opinionin publik me anë të metodave dhe mjeteve të ndryshme dhe tha se iniciativat shpjeguese dhe prezantuese neutralizojnë sulmet propaganduese të armiqve.  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e hënë në ceremoninë e zimbajtjes me rastin e Arbainit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë me tubimin e studentëve në Universitetin e Teheranit, e vlerësoi periudhën kohore nga Ashura deri në Arbain si një prej periudhave shumë të rëndësishme në historinë e Islamit dhe tha: “Nëse dita e Ashuras ishte dita e kulmit të luftës dhe sakrificës së shpirtrave të dashur dhe të nderuar, periudha kohore 40 ditore pas asaj ngjarje ishte kulmi i veprimtarisë dhe sakrificës për ta zbuluar dhe shpjeguar të vërtetën dhe ky program është realizuar me sakrificë të madhe nga Imam Saxhad (a.s.), nga Hazreti Zejnebe (s.a.) e Umul-Kulthum si dhe me durimin e pashembullt të familjes së Profetit të nderur të Islamit s.a.v.s.. Ky durim i atyre ka plotësuar sakrificën dhe dëshmorëve të Qerbelasë dhe ka garantuar pavdekshmërinë e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.)”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Irani duk vë në dukje sulmet propaganduese të armiqve kundër popullit të Iranit për të ushtruar ndikim mbi opinionin publik me anë të metodave dhe mjeteve të ndryshme, vlerësoi se lëvizjet shpjeguese neutralizojnë sulmet propaganduese dhe shtoi: “Ju, studentë të dashur jeni fryt i zemrës së popullit dhe shpresa e vërtetë e vendit dhe duke i dhënë rëndësi çështjes së shpjegimit të të vërtetave, mund të veproni sikur një dritë dhe të jepni një kontribut të madh në vetëdijesimin e shoqërisë dhe të opinionit publik. Kushtet e krijuara si rezultat i zhvillimit të teknologjisë informative dhe mediave të ndryshme kanë lehtësuar edhe më shumë çështjen e informimit dhe vetëdijesimit të shoqërisë, prandaj parim kryesor në luftën e drejtë është shpjegimi dhe prezantimi i të vërtetave duke përdorur metoda morale dhe duke shpjeguar çështje të shoqëruar me logjikën e shëndosh, racionalizëm dhe duke respektuar ndjenjat dhe emocionet e njerëzve dhe duke shmangur sharjet dhe ofendimet, akuzat, mashtrimet e gënjeshtrat për të mashtruar opinionin publik”.

Ajetullah Khamenei duke u shpreh i kënaqur me pajisjen e të rinjve me mendim, racionalizëm dhe informim në nivel të gjerë, theksoi forcimin më të madh të këtyre karakteristikave dhe tha: “Rruga e Imam Husejnit (a.s.) është rrugë e bekuar dhe e bukur e cila arrin në rezultat dhe sukses të sigurt dhe të rinjtë duke u inspiruar nga kjo rrugë dhe nga mësimet e Imam Husejnit (a.s.), mund të arrijnë majat e lumturisë materiale dhe morale”.

Tags