Shkurt 11, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik amniston mbi 3000 të burgosur me rastin e Festës Kombëtare

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ra dakord të falë ose të zbusë dënimet e 3,388 të dënuarve të gjykatave publike dhe revolucionare, të gjyqësorit të forcave të armatosura dhe të dënuarve nga vendimet qeveritare.

Me rastin e përvjetorit të fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik, shefi i gjyqësorit iranian Gholamhossein Mohseni-Ezhei, në një letër drejtuar Ajetollah Khameneit propozoi amnisti ose zbutje të dënimit të 3 388 të dënuarve dhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik e miratoi këtë propozim në zbatim të paragrafit 11 të nenit 110 të Kushtetutës së RII. Zakonisht, me rastin e festave të ndryshme kombëtare dhe fetare Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei miraton amnisti për mijëra të burgosur me propozim të Sistemit Gjyqësor të Iranit.

 

Tags