Ministri iranian i shëndetësisë: Irani në procesin e vaksinimit ka shënuar përparim të madh
(last modified Sun, 06 Mar 2022 14:13:29 GMT )
Mars 06, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i shëndetësisë: Irani në procesin e vaksinimit ka shënuar përparim të madh

Ministri i shëndetësisë së Iranit ka theksuar se Irani në procesin e vaksinimit kundër virusit Korona tani është më përpara se sa vendet e zhvilluara të botës dhe së shpejti edhe vaksina "Noora" do të futet në shportën e vaksinave.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Ajnullahi, ministri i shëndetësisë së Iranit, sot (të dielën) deklaroi: "Përparimi i Iranit në procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Korona tregon fuqinë e popullit të Iranit, në atë mënyrë që në Teheran 94% e qytetarëve kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërkohë që në Amerikë niveli vaksinimit të qytetarëve ka qenë rreth 60%".

Ajnullahi shtoi: "Populli i Iranit ka treguar fuqinë e vet të vërtetë në përballje me pandeminë e virusit Korona para gjithë botës. Në këtë përballje me virusin Korona, për fat të keq kemi humbur rreth 200 mjekë të cilët edhe në kushte të vështira të pandemisë së virusit Korona janë kujdesur për pacientët".

Vlen të theksohet se specialistët dhe shkencëtarët iranianë në fushën e mjekësisë për t'u përballur me virusin Korona, kanë projektuar dhe prodhuar disa vaksina të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Vaksina iraniane "Covi Iran Barakat" tani është duke kaluar fazat përfundimtare për regjistrim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Tags