Kanani: Arbaini i këtij viti forcoi lidhjen, miqësinë dhe vëllazërinë e dy kombeve të Iranit dhe Irakut
(last modified Sun, 18 Sep 2022 05:56:23 GMT )
Shtator 18, 2022 07:56 Europe/Tirane
  • Kanani: Arbaini i këtij viti forcoi lidhjen, miqësinë dhe vëllazërinë e dy kombeve të Iranit dhe Irakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke vlerësuar sërish qeverinë dhe kombin e Irakut për pritjen e pelegrinëve të Arbainit të Imam Huseinit, tha se Arbaini i këtij viti forcoi lidhjen, miqësinë dhe vëllazërinë e dy kombeve të Iranit dhe Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e dielë) dhe pas mbajtjes së ceremonisë së Arbainit Huseinian në faqen e tij personale në rrjetet virtuale, duke theksuar madhështinë e lëvizjes së madhe popullore të Arbainit, shkroi: Miliona njerëz, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe madje edhe përtej një feje të caktuar, ripërtëritën besatimin e tyre ndaj Imam Huseinit (a.s) dhe ndaj idealeve të tij. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se tubimi më i madh në botë bashkoi miliona njerëz në të njëjtën rrugë drejt një destinacioni të shenjtë dhe tha: Arbaini i këtij viti forcoi lidhjen, miqësinë dhe vëllazërinë e dy kombeve të Iranit dhe Irakut. Duke shprehur mirënjohjen për qeverinë dhe kombin e Irakut si mikpritësit e denjë të ceremonisë së madhe të Arbainit Huseinian, Naser Kanani theksoi: Çdo vit, kombi i dashur i Irakut ofron të gjitha lehtësitë e tij për pelegrinët iranianë dhe jo-iranianë të Prijësit të Dëshmorëve, çka tregon thellësinë e besimit dhe sinqeritetit të kombit të madh të Irakut.

 

Tags