Presidenti i Iranit niset për në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
(last modified Mon, 19 Sep 2022 06:08:32 GMT )
Shtator 19, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit niset për në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është nisur të hënën për në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në lidhje me qëndrimin e Republikës Islamike ndaj "rendit të drejtë ndërkombëtar përmes multilateralizmit ekonomik".

Duke kryesuar një delegacion të rangut të lartë, Raisi u largua nga Teherani të hënën për të marrë pjesë në takimin vjetor dhe për të zhvilluar bisedime me krerët e shteteve si dhe personalitete ndërkombëtare që marrin pjesë në këtë samit. Të dielën, Presidenti iranian u takua me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei pas kthimit nga kryeqyteti i Uzbekistanit Samarkand, ku mori pjesë në samitin e 22-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Raisi paraqiti një raport mbi vizitën e tij në Uzbekistan dhe informoi Liderin Suprem mbi udhëtimin e tij të ardhshëm në Nju Jork. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shprehu kënaqësinë e tij për raportin dhe për masat e marra dhe i uroi presidentit suksese në prag të udhëtimit të tij në Nju Jork. Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se nuk ka plane as të takohet, as të bisedojë me homologun e tij amerikan, Joe Biden, gjatë udhëtimit të tij në Nju Jork. "Unë nuk mendoj se një takim i tillë do të ndodhë," tha Raisi për programin 60 Minutes të CBS News gjatë një interviste të zhvilluar të martën.

 

Tags