Raisi: Nuk kam plan për të takuar Biden dhe  zyrtarë amerikanë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
(last modified Mon, 19 Sep 2022 18:55:53 GMT )
Shtator 19, 2022 20:55 Europe/Tirane
  • Raisi: Nuk kam plan për të takuar Biden dhe  zyrtarë amerikanë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se nuk ka plane të takohet me homologun e tij amerikan Joe Biden në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Raisi i bëri komentet të hënën në mëngjes përpara se të nisej nga Teherani për në Nju Jork, ku këtë javë do të mbajë një fjalim në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. "Nuk ka asnjë plan për bisedime apo takime me pushtetarët amerikanë gjatë udhëtimit," tha Raisi, duke hedhur poshtë spekulimet për një takim me Biden. Udhëtimi, megjithatë, do të përfshijë takime të veçanta me krerët e disa vendeve, tha presidenti iranian. Duke iu referuar fjalimit të tij,  Presidenti Raisi tha se do të mbronte hapur të drejtat e popullit iranian dhe do të nënvizonte aktet e shtypjes të SHBA kundër popullit iranian. Ai shprehu shpresën se udhëtimi i tij në Nju Jork do të ishte i frytshëm për “vendin dhe sistemin tonë dhe kombet myslimane dhe të shtypura të botës”.

 

Tags