Raisi në takim me udhëheqësit e feve hyjnore: Konflikti mes feve shkakton lodhje dhe përhap ateizmin
(last modified Wed, 21 Sep 2022 09:02:18 GMT )
Shtator 21, 2022 11:02 Europe/Tirane
  • Raisi në takim me udhëheqësit e feve hyjnore: Konflikti mes feve shkakton lodhje dhe përhap ateizmin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shpërthimi i konflikteve mes feve hyjnore shkakton lodhje të panevojshme dhe përhap ateizmin dhe mosbesimin.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, president i Republikës Islamike të Iranit, të martën në Nju Jork, u takua me udhëheqësit e feve hyjnore, në të cilin duke thënë se pika e përbashkët e të gjithë neve, ithtarëve të feve hyjnore, është adhurimi i Zotit, deklaroi: "Në vend të konfliktit, përballjes së ashpër dhe eliminimit të kundërshtarëve, ideja e propozuar për dialog mes feve tanimë është vërtetuar si një rrugë e dobishme, sepse në këtë mënyrë afrohen më tepër mendimet e ithtarëve të feve të feve të ndryshme me njëri-tjetrin".
Presidenti i Republikës së Iranit deklaroi se të gjithë besimtarët në fetë hyjnore pajtohen se një shoqëri pa Zot dhe pa besim në origjinë dhe në ringjalljen, krijon shkatërrim për njerëzimin, jo rritje dhe prosperitet, ndërsa shtoi: "Njerëzimi është përballur me dy luftëra botërore të përgjakshme dhe katastrofike dhe me dhunën dhe shtypjen 70 vjeçare ndaj popullit palestinez të cilat i sheh si pjesë e shembujve të përjashtimit të Zotit nga fusha e administrimit të shoqërisë. Prandaj është e nevojshme të merret parasysh besimi në Zot krahas të gjitha vendimmarrjeve. Presidenti iranian duke vë në dukje se uniteti mes feve hyjnore nuk është me këtë kuptim që njerëzit të heqin dorë nga besimi dhe feja e tyre, theksoi: "Uniteti dhe integrimi nuk do të thotë që ithtarët e feve të ndryshme të heqin dorë nga besimi dhe feja e tyre e ta ndjekin një besim tjetër, por do të thotë që ata të theksojnë pikat e përbashkëta, veçanërisht besimin në një Zot dhe të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe dallimet".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit konsideroi se adhurimi i Zotit dhe vëmendja ndaj ligjeve hyjnore konsiderohet pengesa më e madhe përball arrogancës, egoizmit, egocentrizmit dhe dëshirës për të dominuar të tjerët dhe sqaroi: "Baza e dhunës dhe e shtypjes në botë është për shkak të mendjemadhësisë dhe mënyra për të shmangur arrogancën është vëmendja ndaj ligjeve hyjnore dhe ndaj adhurimit të Zotit".
Raisi gjithashtu vuri në dukje marshin e madh dhe unik të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) dhe tha: "Ky marsh është simbol i përkujtimit të rezistencës përball dhunës, padrejtësisë dhe agresionit, një simbol ky që i tregoi njerëzimit se nëse heshtet përballë shtypjes, dhunës dhe agresionit, atëherë korrupsioni dhe dhuna e padrejtësia do të mbulojë gjithë shoqërinë".

Në fillim të këtij takimi, 13 liderë të feve të ndryshme të pranishëm në takim shpjeguan qëndrimet e tyre dhe shprehën mendimet e tyre.

Tags