Fjala e Presidentit të Iranit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
(last modified Wed, 21 Sep 2022 19:51:58 GMT )
Shtator 21, 2022 21:51 Europe/Tirane
  • Fjala e Presidentit të Iranit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi mbajti sot fjalimin e tij në sesionin e 77-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti iranian e konsideroi drejtësinë si kriterin me të cilin gjykohen të gjitha kauzat humanitare. "Drejtësia përkthehet në mohim të shtypjes," tha ai. Disa vende si Republika Islamike me suksesin në ruajtjen e natyrës së Revolucionit të tyre, "kanë mbajtur shpresën në zemrat e popujve të botës në vendosjen e drejtësisë". Revolucioni Islamik, i cili manifestoi marshimin e kombit iranian drejt drejtësisë, ka arritur të ruajë dinjitetin dhe autoritetin e tij pavarësisht nga rastet e ndryshme të rebelimit, tha ai. Presidenti iranian tha se është krenar me përfaqësimin e një kombi që, gjatë historisë, është përballur me padrejtësitë e vendeve të tjera. "Ne mbështesim globalizimin e drejtësisë," tha ai, duke vënë në dukje se kombi iranian e konsideronte drejtësinë si një burim uniteti dhe shtypjen si një pararendës të luftës. Shefi i ekzekutivit iranian denoncoi disa vende që pretendojnë se janë në favor të drejtësisë brenda kufijve të tyre, por trajnojnë lloje të ndryshme terroristësh jashtë vendit dhe i lëshojnë ata kundër kombeve të tjera, ose përpiqen të detyrojnë kombet e tjera të nënshtrohen me anë të presionit. Presidenti Raisi përshëndeti rolin "e spikatur dhe progresiv" të Iranit në përballjen me politikat agresive dhe ndërhyrëse, duke përfshirë "terrorizmin e krijuar nga Shtetet e Bashkuara". Ai vuri në dukje se  falë komandës së gjeneralit Kasem Soleimani, Irani arriti të shkatërronte komplotet që kishin për qëllim manipulimin e kontureve të vendeve të rajonit. "Ne do të ndjekim rrugën e drejtë dhe ligjore për dënimin e krimit të ish-presidentit amerikan [Donald Trump] përmes një gjykate të drejtë," pohoi Raisi. “Komandanti dhe heroi i kësaj lufte kundër terrorizmit dhe shkatërruesi i ISIS-it nuk ishte askush tjetër, por gjenerallejtënant Kasem Soleimani”, tha Presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Ai e lavdëroi gjeneralin Soleimani si "personin që u martirizua në rrugën e çlirimit të kombeve të rajonit". Më tej në fjalë e tij, Presidenti iranian e quajti qasjen me standarde të dyfishta të disa vendeve ndaj çështjes së të drejtave të njeriut si "faktorin më të rëndësishëm në institucionalizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut". Raisi vazhdoi duke përmendur shembuj të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut nga vetë vendet që pretendojnë se po mbështesin të drejtat e njeriut dhe përmendi vrasjen masive të fëmijëve indigjenë nga duart e ish-administratave kanadeze, shkeljen e të drejtave të palestinezëve nga regjimit izraelit, dhe shkelja e të drejtës së zhvillimit të vendeve të goditura nga sanksionet e Perëndimit. “Këto tregojnë se shkelësve aktualë të të drejtave të njeriut u mungon merita morale për të dhënë mendim” për këtë çështje, tha ai. Presidenti Raisi denoncoi Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit si mjete për të "ndëshkuar kombin iranian për ndjekjen e drejtësisë dhe pavarësisë ". "Sanksionet janë armë të vrasjes masive," tha ai, duke dënuar çdo bashkëpunim ose heshtje ndaj masave drakoniane ekonomike kundër popujve. SHBA nuk mund të durojë vetë-mjaftueshmërinë e vendeve të tjera dhe në vend të kësaj e konsideron militarizmin si një burim sigurie, tha presidenti iranian. "Çfarë ka kërkuar Irani përveç realizimit të të drejtave të tij ligjore që i ka tronditur vendet shantazhuese të botës?" pyeti ai, duke pohuar se Republika Islamike ka paguar çmimin e ndjekjes së aspiratave të saj "të drejta dhe të larta", si në të kaluarën, ashtu edhe pas largimit të Trump nga marrëveshja bërthamore. Raisi e quajti Palestinën "kombin më të shtypur" dhe regjimin izraelit "entitetin më shtypës" në historinë bashkëkohore. Ai përmendi historinë mbi 70-vjeçare të regjimit sionist të aparteidit, agresionit, vrasjes së grave dhe fëmijëve, si dhe kthimin e Rripit të Gazës në "burgun më të madh" në botë dhe uzurpimin dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të pronave në pronësi të Palestinës. Presidenti përsëriti qëndrimin parimor të Iranit se fati i Palestinës duhej të përcaktohej përmes një referendumi gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë të gjithë palestinezët, qofshin myslimanë, të krishterë apo hebrenj. Ndërkohë, ai këmbënguli se regjimi pushtues, i cili vazhdon të pushtojë territoret e vendeve të tjera, “nuk mund të jetë partner i paqes dhe sigurisë”.

 

Tags