Raporti i Amir Abdulahjan rreth pjesëmarrjes së Iranit në mbledhjen e përgjithshme të AP të OKB
(last modified Thu, 29 Sep 2022 13:24:29 GMT )
Shtator 29, 2022 15:24 Europe/Tirane
  • Raporti i Amir Abdulahjan rreth pjesëmarrjes së Iranit në mbledhjen e përgjithshme të AP të OKB

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka prezantuar raportin rreth pjesëmarrjes së delegacionit të Republikës Islamike të Iranit në sesionin e 77-të të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, i cili kishte udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të martën në mbrëmje u nis nga Nju Jorku për në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; ministri punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një raport në faqen e tij personale në rrjetet virtuale në lidhje me takimet dhe bisedimet e ekipit diplomatik iranian në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka shkruar: "Në të gjitha takimet dhe bisedimet e zhvilluara, duke ndjekur marrëveshjet e Republikës Islamike të Iranit me vendet e tjera dhe me qarqet ndërkombëtare,është bërë përpjekje për të përcjellë analizën e saktë jashtë atmosferës konvencionale mediatike tek palët e tjera duke përshkruar realisht situatën aktuale të rajonit dhe botës".

Husejn Amir Abdulahjan shtoi: "Në shumicën e takimeve të zhvilluara në Nju Jork është biseduar në lidhje me procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve, qëndrimet racionale të Republikës Islamike të Iranit, e cila dëshiron një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme, por me kusht të përfitimit ekonomik nga marrëveshja".Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se zyrtarë të vendeve të ndryshme i referohen rolit të Republikës Islamike të Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe pozitës së rëndësishme të Iranit si një ishull stabiliteti në një rajon të turbullt dhe sqaroi: "Është ky stabilitet. dhe fuqia që i bën armiqtë të dëshirojnë të përdorin çdo justifikim, për të penguar përparimin dhe zhvillimin e Iranit, gjë që ata definitivisht nuk munden".

Shefi i diplomacisë të Iranit theksoi: "Përpjekjet tona po vazhdojnë për të neutralizuar sanksionet, poor edhe për të anuluar sanksionet e padrejta ndaj Iranit".

Tags