Raisi në Ditën Kombëtare të Eksportit: Gjatë një viti të kaluar kemi shënuar rritje 40% të eksportit
(last modified Sat, 22 Oct 2022 13:19:28 GMT )
Tetor 22, 2022 15:19 Europe/Tirane
  • Raisi në Ditën Kombëtare të Eksportit: Gjatë një viti të kaluar kemi shënuar rritje 40% të eksportit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rritja 40% e eksporteve gjatë një viti të kaluar tregon vullnetin dhe vendosmërinë e aktivistëve ekonomik të Iranit për zgjerimin e eksporteve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të shtunën) në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Eksporteve në Teheran, deklaroi: "Roli dhe pjesa proporcionale e Republikës Islamike të Iranit në tranzitin e mallrave dhe qarkullimin monetar dhe ekonomik, duhet të ndiqet me seriozitet. Infrastruktura e rritjes ekonomike dhe rritjes së prodhimit në Iran është krijuar në nivel të mirë, por duhet të mënjanohen edhe disa pengesa që ekzistojnë në këtë rrugë dhe aktivistët ekonomik duhet të bëjnë hapa në këtë rrugë me motivim më të madh".

Kreu i qeverisë së Iranit duke theksuar aktivizimin e tregjeve kufitare në kuadër të zhvillimit të tregtisë, deklaroi: "Zgjidhja e problemeve ekonomike të eksportuese është prej prioriteteve kryesore të qeverisë dhe funksionarët qeveritar dhe deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit janë të vendosur për të vazhduar rrugën e rritjes së prodhimit dhe eksporteve naftore dhe jonaftore të Iranit. Rritja ekonomike e Iranit me padyshim se e ka zemëruar armikun dhe vazhdimi i sanksioneve bëhet me këtë qëllim që të ndalë rritjen ekonomike të Iranit dhe ta shndërrojë Iranin në një vend konsumator".

 

Tags