Shifra e tregtisë së jashtme të Iranit është rreth 69.5 miliardë dollarë
(last modified Sun, 27 Nov 2022 18:54:33 GMT )
Nëntor 27, 2022 19:54 Europe/Tirane
  • Shifra e tregtisë së jashtme të Iranit është rreth 69.5 miliardë dollarë

Zëdhënësi i doganave iraniane njoftoi se tregtia e jashtme e vendit arriti në 69.5 miliardë dollarë.

Tregtia e jashtme e Iranit arriti në 69 miliardë e 484 milionë dollarë në fund të nëntorit (1401) me një rritje prej 10%. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi i doganave iraniane, Sejed Morteza Emadi, tha: Nga totali i tregtisë së jashtme të vendit, 37 miliardë e 116 milionë dollarë janë ndarë për importin dhe 32 miliardë e 368 milionë dollarë për eksportin. Lidhur me ndryshimet në vlerën e eksporteve dhe importeve të vendit në 8 muajt e parë të këtij viti (1401), zëdhënësi i Doganës iraniane tha: Gjatë kësaj periudhe, vlera e eksporteve jonaftore u rrit me 4.4% dhe vlera e importeve u rrit me 15.25%. Emadi shtoi: Në 8 muajt e këtij viti, vëllimi i eksporteve jonaftore ishte 70 milionë e 402 mijë tonë dhe vëllimi i importit 23 milionë e 405 mijë tonë. Zëdhënësi i doganave të Iranit tha: “Shumica e eksporteve në 8 muajt e këtij viti janë kryer në Kinë, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Indi”.

 

Tags