FAO: Rezervat e grurit të Iranit janë një herë e gjysmë më shumë se mesatarja botërore
(last modified Wed, 14 Dec 2022 12:26:07 GMT )
Dhjetor 14, 2022 13:26 Europe/Tirane
  • FAO: Rezervat e grurit të Iranit janë një herë e gjysmë më shumë se mesatarja botërore

Organizata Botërore për Drithëra (FAO) deklaroi se sasia e prodhimit të drithërave në Iran në vitin 2022 ka qenë 21 milionë tonelata dhe kjo shifër ka treguar një rritje me 17% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas raportit të Kompanisë Tregtare Shtetërore të Iranit, Organizata Botërore e Drithërave dhe Bujqësisë (FAO) në raportin e saj më të fundit të publikuar në lidhje me gjendjen e prodhimeve bujqësore të Iranit, ka theksuar: "Rezervat e drithërave të Iranit me rritjen e një milion tonelatave në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit kanë arritur të sigurohen edhe 12 milionë e 800 mijë tonelata dhe kjo është në kohën kur rezervat e drithërave në botë janë 857 milionë tonelata".

Ndërkohë, Sejed Sa'id Rad, drejtori ekzekutiv i kompanisë tregtare shtetërore të Iranit, duke deklaruar se Iranit me 85 milionë banorë, përbën rreth 1% të popullsisë 8 miliardë banorësh të botës, tha: "Në bazë të raportit të FAO, Irani posedon 1.5% të rezervave të grurit dhe drithërave të botës që me fjalë të tjera, rezervat e grurit dhe drithërave të Iranit janë 1 herë e gjysmë më të mëdha se sa mesatarja botërore".

Sejed Sa'id Rad njoftoi për sigurimin e 11 milionë tonelatave grurë nëpërmjet blerjes së brendshme dhe të huaj gjatë këtij viti dhe shtoi: "Duke marrë parasysh rritjen e konsiderueshme me 60% të blerjes së garantuar të grurit nga fermerët, për forcimin e rezervave strategjike dhe garantimin e sigurisë së qëndrueshme ushqimore në vend, ky produkt me konsumim të lartë, është blerë nga burime të ndryshme në mënyrë që depot përkatëse të jenë të mbushura".

Tags