Irani dërgon anijen e katërt me mallra eksportuese në Venezuelë
(last modified Fri, 23 Dec 2022 14:07:15 GMT )
Dhjetor 23, 2022 15:07 Europe/Tirane
  • Irani dërgon anijen e katërt me mallra eksportuese në Venezuelë

Anija e katërt me mallra eksportuese nga Irani është nisur sot me programimin e flotës kombëtare të transportit detar të Republikës Islamike të Iranit.

Marrëdhëniet e Iranit dhe Venezuelës kanë një historik të gjatë më shumë se 100 vjeçar, mirëpo që nga viti 1960, me fillimin e bashkëpunimeve në fushën e naftës, këto marrëdhënie janë zgjeruar edhe më shumë ndërsa pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979, Venezuela ishte prej vendeve të para që e njohur zyrtarisht qeverinë e re të Iranit dhe në këtë mënyrë bashkëpunimet mes të dy vendeve kanë vazhduar në nivel të gjerë në dekadat më vonë.

Aktualisht të dy vendet ndodhen nën sanksione të ashpra të njëanshme të vendosura nga Amerika dhe të dy vendet kanë qëndrime të njëjta dhe bashkëpunime të ngushta në çështje të ndryshme ndërkombëtare siç është mbrojtja e politikës multilaterale në arenën ndërkombëtare, përballja me veprimet e paligjshme dhe të njëanshme të Amerikës, mbrojtja e të drejtës legjitime të Iranit në shfrytëzimin e energjisë atomike paqësore dhe njohja zyrtare e të drejtave legjitime të popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në kuadër të politikave të qeverisë së 13-të të Iranit dhe duke theksuar nevojën për zgjerimin e eksporteve të mallrave iraniane në tregjet botërore, anija e katërt me mallra eksportuese të prodhuara nga kompanitë iraniane sot (të premten) është nisur drejt Venezuelës. Sipas parashikimeve të bëra nga kompania e transportit detar të Republikës Islamike të Iranit është vendosur që anije tjetër me mallra eksportuese të Iranit do të niset drejt Venezuelës në muajin shkurt të vitit tjetër.

 

Tags