Dhjetor 25, 2022 14:29 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit uron përvjetorin e lindjes së Hazreti Isa a.s.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit me rastin e ardhjes së përvjetorit të lindjes së Hazreti Isait a.s., ka uruar të gjithë besimtarët e besimit në një Zot, dashamirësit e njerëzimit dhe të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën anë e mbanë botës.

Sot, më 25 dhjetor 2022, është përvjetori i lindjes së profetit të Zotit, Hazreti Isa a.s.. Hazreti Isa ose Mesih i cili në Kur'anin e shenjtë është përmendur edhe me epitetin "Ruhullah", është i biri i Hazreti Merjem (s.a.).

Besimtarët e fesë së krishterë me rastin e përvjetorit të lindjes së profetit të Zotit, Hazreti Isa (a.s.), organizojnë ceremoni të veçanta dhe kryejnë rituale përkatëse fetare.

Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në fjalën e tij para fillimit të seancës plenare të Parlamentit të Iranit, sot deklaroi: "Me rastin e ardhjes së përvjetorit të lindjes së profetit të Zotit, Hazreti Isa Mesih a.s., uroj të gjithë besimtarët e besimit në një Zot dhe të gjithë dashamirësit e njerëzimit dhe të gjithë ata që e kërkojnë të vërtetën anë e mbanë botës, sidomos bashkvendasit tonë të respektuar që i përkasin fesë së krishterë!".

Tags