Situata e furnizimit me ushqime në Iran është më e mirë se 96 vende në botë
(last modified Mon, 26 Dec 2022 18:18:38 GMT )
Dhjetor 26, 2022 19:18 Europe/Tirane
  • Situata e furnizimit me ushqime në Iran është më e mirë se 96 vende në botë

Sipas një instituti ndërkombëtar, situata e furnizimit me ushqime në Iran është më e mirë se 96 vende të botës dhe indeksi i Iranit në këtë fushë është rritur me një pikë krahasuar me vitin e kaluar dhe 100% në krahasim me dy dekadat e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në bazë të indeksit global të urisë të publikuar nga “Concern Worldwide” për vitin 2022, Irani renditet i 29-ti ndër 125 vende në këtë indeks, dhe kjo do të thotë se Irani ka një situatë më të mirë të furnizimit me ushqime se 96 vende në botë. Renditja e Iranit në indeksin e urisë botërore të këtij viti është 6.5, i cili është përmirësuar me një pikë në krahasim me shifrën e mëparshme 7.4 dhe ky rezultat është një shenjë e një situate normale për Iranin. Bazuar në këtë indeks, secilit vend i jepet nga 1 deri në 50 pikë. Sa më i lartë të jetë rezultati i një vendi në indeksin global të urisë, aq më e keqe është gjendja e banorëve të atij vendi përsa i përket urisë. Indeksi global i urisë është përcaktuar bazuar në katër komponentë, të cilët janë përqindja e popullsisë që nuk ka akses në kalori të mjaftueshme, përqindja e fëmijëve nën pesë vjeç që janë nën peshë, përqindja e fëmijëve nën pesë vjeç që janë nën gjatësinë normale dhe përqindja e fëmijëve që vdesin para moshës pesë vjeçare. Në një renditje shtetesh janë dhënë pikët nga 5 deri në 49.9. Në këtë renditje Irani ka një situatë më të favorshme dhe më të mirë për sa i përket furnizimit me ushqime duke lënë pas 96 vende të botës si Arabia Saudite, Argjentinën, Algjerinë, Moldavinë, Meksikën, Marokun, Libanin, Jordaninë, Tajlandën, Egjiptin, Afrikën e Jugut, Omanin, Irakun, Indonezinë, Pakistanin dhe Indinë. Për më tepër, indeksi i urisë në Iran është pothuajse përgjysmuar gjatë dy dekadave të fundit dhe tendenca e tij ka qenë në rënie që nga viti 2000.

 

Tags