Dhjetor 31, 2022 15:57 Europe/Tirane
  • Raisi: Rritja e statistikave të përhapjes së Coronas në botë, e ka bërë të domosdoshme ngritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje rritjen e statistikave të përhapjes së virusit Corona në vende të ndryshme të botës, ka theksuar për zbatimin e saktë dhe me vëmendje të planeve parandaluese nga ana e organeve përkatëse.

Sejed Ebrahim Raisi ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar kundër Koronas, vuri në dukje rritjen e statistikave të përhapjes së këtij virusi në vende të ndryshme të botës dhe deklaroi: "Me përkushtimin e të gjithë sistemit shëndetësor të Iranit, qeverisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve, statistikat e përhapjes së virusit Korona në vende ka shumë kohë që janë në nivelin më të ulët të mundshëm. Mirëpo duke marrë parasysh rritjen e statistikave të përhapjes së virusit Covid-19 në vende të ndryshme të botës, edhe duhet të ngrehim nivelin e masave për kujdes shëndetësor në Iran. Prandaj, përsëri theksojmë se duhet zbatuar me përpikëri planet parandaluese nga ana e organeve të ndryshme dhe Ministria e Shëndetësisë përsëri duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për mobilizim dhe përgatitje të qendrave të vaksinimit në mënyrë që ata persona që kanë nevojë, le të vaksinohen sipas protokolleve".

Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu duke vë në dukje se Irani tanimë ka prodhuar 6 lloje të ndryshme të vaksinave kundër virusit Korona, i bëri thirrje qytetarëve për marrjen e dozave të nevojshme për t'u përballur më lehtë me virusin Korona.   

Tags