Janar 12, 2023 18:53 Europe/Tirane
  • Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët vlerëson veprimet e Iranit

Kreu i programit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), vlerësoi veprimet e Iranit për të ndihmuar refugjatët dhe theksoi: "Shtetasit e huaj në Republikën Islamike të Iranit përfitojnë nga të gjitha lehtësitë dhe kushtet e mira për jetesë.

Republika Islamike e Iranit ka mirëpritur gjithmonë refugjatët afganë në vitet e fundit dhe ka strehuar një numër të madh të refugjatëve afganë, ndërsa në shumë raste Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë treguar neglizhencë në kryerjen e detyrës së tyre për të mbështetur refugjatët afganë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tasnim, Wanda Kovaginides, drejtuese e planifikimit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, deklaroi: "Nxënësit afganë në Iran janë ndër fëmijët më me fat në botë; sepse ata kanë qasje të plotë në arsim në Republikën Islamike të Iranit pa kurrfarë diskriminimi".

Wanda Kovaginides shtoi: "Shtetasit afganë kanë përfituar nga të gjitha lehtësitë dhe kushtet për jetesë në Iran për më shumë se 4 dekada dhe politikat e Republikës Islamike të Iranit, veçanërisht në fushën e arsimit, janë të njohura për të gjithë botën. Megjithë problemet ekonomike me të cilat është përballur Republika Islamike e Iranit gjatë viteve të fundit, këto kushte dhe mundësi nuk janë ndërprerë dhe nuk janë reduktuar kurrë për refugjatët dhe qasja në arsim për shtetasit afganë në Iran ka qenë dhe është ende e qëndrueshme".

 

Tags