Janar 23, 2023 16:56 Europe/Tirane
  • Ghalibaf thekson në zbatimin e shpejtë të marrëveshjes strategjike midis Iranit dhe Rusisë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në një takim me kryetarin e Dumës së Rusisë, theksoi zbatimin e shpejtë të marrëveshjes strategjike mes dy vendeve.

Komisioni i Lartë i Përbashkët i Iranit dhe Rusisë u mbajt sot (e hënë) me praninë e kryetarit të Dumës së Rusisë, Vyacheslav Valodin dhe kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, Muhamed Bagher Ghalibaf.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf në takim me Vyacheslav Valodin, kryetarin e Dumës së Rusisë, i cili u mbajt sot në margjinat e takimit të tretë të komisionit të përbashkët për bashkëpunim parlamentar mes Parlamentit Islamike të Iranit dhe Dumas së Rusisë, deklaroi se duhet të vendoset prioritet marrëveshja strategjike midis Iranit dhe Rusisë dhe të zbatohet marrëveshja 25-vjeçare mes të dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu tha: "Autoritetet e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë e dinë se jemi në një pikë të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe në lidhje me çështjet kombëtare dhe rajonale".

Vyacheslav Valodin pas këtij takimi deklaroi: "Marrëdhëniet Iran-Rusi kanë gjetur një rrugë pozitive të zhvillimit dhe marrëdhëniet midis krerëve të dy vendeve tregojnë gjithashtu marrëdhëniet e mira dypalëshe".

Duke iu referuar kërcënimeve dhe sfidave me të cilat përballen dy vendet, kreu i Dumës së Rusisë tha: "Irani dhe Rusia janë duke u përballur me sanksione dhe sfida për një kohë të gjatë, por këto kërcënime nuk pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve. Ne mbrojmë sovranitetin tonë kombëtar dhe fatin tonë e vendosim vetë. Amerikanët janë mësuar të ndërhyjnë në vende të tjera dhe dëshirojnë të përdorin të gjitha burimet e botës për të rritur pasurinë e tyre. Bashkimi Evropian ndjek politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, liderët evropianë duhet të blejnë me forcë energjinë dhe gazin që u nevojiten nga tregjet joruse dhe me çmime më të larta se më parë, gjë që është shumë e vështirë për ata".

Vyacheslav Valodin theksoi: "Marrëdhëniet Iran-Rusi duhet të bazohen në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe".

Tags